Krimet e adoleshentëve, psikologët: Ndikon formimi familjar, por dhe dënimet e ulëta të gjykatave
Një 14-vjeçar u arrestua në Durrës nga policia teksa po qarkullonte me një pistoletë “zastava” të cilën e mbante pa leje në çantë. Ky rast por edhe vrasjet e fundit në Durrës apo plagosjet në Tiranë tregojnë problematikën e përfshirjes së të miturve në aktivitete kriminale. Sipas psikologëve përfshirja e adoleshentëve në ngjarje kriminale konsiderohet shqetësuese nga psikologët, të cilët e lidhin këtë fenomen me mosfunksionimin e programeve të rehabilitimit, apo dënimeve të ulëta që japin gjykatat.
Një 14 vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit me një pistoletë pa leje të markës zastava e cila iu gjet në çantën që mbante me vete. Implikimi i adoleshentëve në krime është kthyer në një shqetësim, pasi vetëm ditët e fundit janë regjistruar disa ngjarje kriminale që kanë për autorë persona të moshave të reja.
Rastet më të fundit ishin plagosja e fundit në zonën e unazës në Tiranë ku një 20 vjecar qëlloi komshiun, apo vrasjet dhe plagosjet e ndodhura javën e fundit në Durrës nga autorë të moshave nga 19 deri në 25 vjeç.
Sipas psikologëve shkaqet e këtyrengjarjeve kanë të bëjnë me edukimin familjar, por dhe modelet e të fortëve qëtë rinjtë tentojnë të imitojnë bazuar në atë çka transmetohet në medianelektronike dhe rrjetet sociale.
''Persona ose adoleshentë që kanë kaluar një adoleshencë problematike në shkollë, komunitet e shoqëri, ndjekin modelin e të fortit.''
Psikologia Marsela Lekli, njëkohësisht dheish-eksperte për seksionin e të miturve, thotë se përfshirja e të miturve nëaktivitet kriminale favorizohet dhe dënimet e lehta që jepen nga gjykatat.
''Duke parë se ato kanë qenë persona me procedim penal të mëparshëm dhe nuk kanë marrë një dënim të duhur, e kanë më të lehtë për të kryer një tjetër vepër penale.''
Psikologia Lekli gjithashtu shprehet semungojnë programet e rehabilitimit për të parandaluar të përsëritjen e vepravepenale nga të miturit.
''Nëse merr një punë në komunitet për të shlyer dënimin, nëse merr një detyrim paraqitjeje, ai është prapë i lirë për të kryer një vepër tjetër. Ideja është që çfarë rehabilitimi i është dhënë adoleshentit për të mos kryer një vepër penale.''
Ngjarja më e fundit kriminale me autorë tëmoshave të reja u regjistrua të martën në Durrës, ku një 16-vjeçar pas njëkonflikti të çastit plagosi me thikë 17-vjeçarin Elvin Zira. Vetëm gjatë vitit2019 policia raporton se janë përfshirë në krime 1337 autorë të moshave tëreja.