I dënuar për trafik droge, OFL i kërkon justifikimin e pasurisë Ben Çamit

Operacioni Forca e Ligjit i kërkon justifikimin e pasurisë Lutfi Shabanit, i njohur ndryshe edhe si Ben Çami dhe i dënuar me 10 vjet burg në shtetin italian për përfshirje në organizata kriminale të trafikut të drogës.

Çami, si subjekt i ligjit antimafia, ka 48 orë kohë për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit.

Ai u arrestua në shkurt të 2016 gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia e Korçës në bashkëpunim me policinë e Durrësit, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë Kufitare në mjetin tip “MAN” kamion, me drejtues shtetasin Eldi Zahiri, 38 vjeç, banues në Durrës, (i arrestuar), u gjet dhe u sekuestrua rreth 574 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore u dyshua se ai ishte bashkëpunëtor në këtë trafik së bashku me drejtuesin e kamionit dhe një shtetas tjetër Janaq Koçeli të arrestuar po gjatë këtij operacioni.

Por pak më vonë organi i akuzës nuk arriti të provojë këto prendime dhe Çami u lirua nga akuza e trafikimit të 574 kg kanabis.

Justifikimi i pasurisë u është kërkuar edhe shtetasve Fatos Xhambazi., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” kryer në bashkëpunim dhe Besnik Imeraj, banues në Durrës, idënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’upërgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas,përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.