Vjeshta në Konispol nis me breshër sa një top pinpongu. Përmbytje në Lezhë, Fier e Lushnje

Vjeshta erdhi me stuhi breshëri e shiu në disa zona tëvendit, të cilat shkaktuan përmbytje e vështirësi në qytete dhe dëme të mëdhanë bujqësi e pemtari. Problematikat më të mëdha u krijuan në rrugët e Durrësite Lezhës, ku fenomeni i përmbytjes rikthehet sa here ka reshje shiu. Ndërsa nëKonispol breshëri dëmtoi mbi 30 % e pemëve frutore.

Kjo foto tregon madhësinëe një kokre breshëri që përfshiu disa zona të Bashkisë së Konispolit.

Stuhia e pazakontë nëfillim të vjeshtës ishte me intensitet aq të lartë sa krijoi një shtesë prejdisa centimetrash në rrugë.

Pasojat kanë qenë të mëdhakryesisht në sektorin e bujqësisë dhe pemtarisë për të cilat zona është enjohur.

https://youtu.be/RRKXNY4eBao

Nga verifikimet e para dëmi tek agrumet shkon deri në 30 % të prodhimit.

Ndërkohë pjesa tjetër evendit u përfshi nga reshje intensive shiu të cilat shkaktuan përmbytje.

Këto pamje vijnë ngaDurrësi, ku fenomeni rikthehet sa herë ka reshje shiu.

Uji doli mbi disa ngarrugët kryesore duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e njerëzve dhe kaos përmjetet.

Situata më problematike ukrijua pranë Stacionit të Trenit dhe Stadiumit.

Këto pamje ndërkohëtregojnë përmbytjet e bllokut të banimit "11 Janari" në lagjen "Besëlidhja"dhe oborrin e shkollës Kosova në Lezhë.

Niveli i ujit arrit disacentimetra duke bllokuar hyrjet e pallateve,çka solli vështiresi në lëvizjen eqytetarëve dhe automjeteve.

Për pasojë lëvizja nërrugë ishte kaotike.

Në Lushnje kanë mjaftuar 10minuta reshje intensive që rrugët e qytetit të përfundojnë nën ujë.

Sistemi i evadimit të ujëravesipërfaqësore doli jashtë funksioni për rreth gjysmë ore.

Përmbytjet sa herë ka reshjeshiu janë një problematike që mbetet pa zgjidhje në shumë qytete të vendit.

SHIKO FOTOGALERINE

https://www.oranews.tv/vjeshta-ne-konispol-nis-me-bresher-sa-nje-top-pinpongu/

Ndërkohë shume qytete sot janë zgjuar nën pushtetin e ujit, si Lezha dhe Lushnja, Fieri.