Neritan Sejamini: Sot më shumë se kurrë media e politika janë bashkë kundër interesit publik, ka disa zëra të shkëputur

Ne 3 dekada demokracipolitika, pavarësish ngjyrave, ka synuar kontrollin mediatik në vend.

Aktet e politikës kundër lirisë së medias kane qenë konstante, direkte e të forta përgjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit.

"Politika vazhdimisht është munduar ta kapë dhe ta dhunojë median"

Neritan Sejamini në një analizë të plotë për emisionin "Tempora" mbi situatën e medias në vend ndan dy momentet me të vështira që ka hasur media shqiptare në misionin e saj.

"Edi Rama ka treguar një armiqësi të patreguar më parë ndaj mediave" thote Sejamini.

Ajo e djegies së gazetës Koha Jone dhe sot Edi Rama që ka treguar një armiqësi të madhe, rasti i Agon Channel sekuestro e një TV-je.

Dhuna direkte ndaj medias por dhe realiteti mediatik ka vend për kritika për Sejamin.

"Sot më shumë se kurrë media e politika janë bashkë kundër interesit publik, ka disa zëra të shkëputur"

Ka zgjedhur të jetë pararojë për sa i përket transparencës për një media.

Neritan Sejamini ka vendosur që të bëjë transparente gjithçka e kjo sipas tij e bën atë të pa shantazhueshëm.

E ky model do të ishte dhe zgjidhja për mediat që synojnë lirinë.