Goditën me sende të forta një shtetas, 3 të arrestuar në kryeqytet. I plagosuri te Trauma
Tre të rinj, banues në Tiranë, janë arrestuar plagosjen mesende të forta të një shtetasi.
Në pranga kanë rënë S.Z.,23 vjeç, E.Z., 18 vjeç dhe R.Ç, 31 vjeç.Ngjarja për të cilën akuzohen ka ndodhur me 9 gusht në rrugën “Mihal Grameno”.
Tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas njëkonflikti të çastit, për motive të dobëta kanë goditur me sende të fortashtetasin K.H., i cili ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e Traumës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Zbardhet dhedokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 09.08.2020, ku mbeti i dëmtuar me sendetë forta një shtetas.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.1,operacioni i koduar “Kombinimi”.
Kapen dhe ndalohen 3shtetas, autorë të dyshuar të ngjarjes, të shpallur në kërkim për veprën penale“Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.
Si rezultat i një punëtë mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin dhe kapjen e autorëve tëkësaj ngjarjeje, nga Komisariati i Policisë Nr.1 u zhvillua operacioni Policor“Kombinimi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur, kapja dhe ndalimi i autorëvetë dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht :
S.Z., 23 vjeç, E.Z.,18 vjeç dhe R.Ç, 31 vjeç, të tre banuesnë Tiranë.
Këta shtetas, nëbashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Mihal Grameno”, me date 09.08.2020,pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta kanë goditur me sende tëforta shtetasin K.H., i cili ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin eTraumës.
Materialet i kaluanProkurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.