Festat nuk kanë të ndalur/ Gjobiten me nga 1 milion lekë dy subjekte në Shkodër

Pronarët e dy lokaleve në Shkodër janë gjobitur me nga 1.000.000lekë pasi janë konstatuar duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me AktinNormativ në lidhje me Covid-19.

Policia bën thirrje për pronarët dhe administratorët esubjekteve që ushtrojnë aktivitete, të respektojnë me rigorozitet protokollet esigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Personat e gjobitur janë I.I. dhe M.B

Shkodër

Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë,pronarët e dy lokaleve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet nëkundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim tëkontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin epërhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy lokale në të cilët ishin organizuarceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuarprotokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarëve tësubjekteve, shtetasve I. I. dhe M. B., masën administrative 1.000.000 lekësecilit.

Policia e Shkodrës apelon për të gjithëpronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë merigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimine përhapjes së COVID-19.