Tiranë/ Arrestohen disa persona, nga dhuna në familje e përndjekja tek prerja e kabllove elektrik

Policia e Tiranës ka bërë me dije se kanë rënë në prangadisa shtetas për vepra penale të ndryshme. Një 48-vjeçar në rrugën “DritanHoxha” ka dhunuar bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve të mitur dhe pasdenoncimit është vënë në pranga nga efektivët e komisarjatit numër 2.

Efektivet e po këtij komisarjati kanë vënë në pranga edhe një 23-vjeçar i cili përndiqte ish të dashurën.

Gjithashtu një 22 vjeçar është kapur në flagrancë duke prerë një pjesë kablloje elektrike nëntokësore të ndriçimit në Bulevardin e Ri.

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshmepenale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e PolicisëNr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 48 vjeç, pasi në rrugën“Dritan Hoxha”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndajbashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të mitur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin ePolicisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. P., 23 vjeç, sepse kapërndjekur vazhdimisht ish-të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frikedhe pasigurie për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e PolicisëNr. 3 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer nëbashkëpunim, shtetasin A. M., 22 vjeç, pasi në Bulevardin e Ri, në bashkëpunimme një shtetas ende të paidentifikuar (punohet për identifikimin dhe kapjen etij) është kapur në flagrancë duke prerë me mjete prerëse një pjesë kabllojeelektrike nëntokësore të ndriçimit të bulevardit.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi nëflagrancë i shtetasit  R. G., 36 vjeç, pasi  në rrugën “Ali Demi”, pasi u kap dukedrejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhePronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale A. K., 18 vjeç, si dhe u referuan materialet nëProkurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim meiniciale D. K, 30 vjeç, pasi në bashkëpunim kanë shtrënguar me anë të kanosjesdhe dhunës për dhënie pasurie, një shtetase, me qëllim t’i përvetësonin shumënprej 15.000 lekësh të reja, për mospublikimin e fotove të saja në rrjetetsociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,për veprime të mëtejshme.