Basha: Për detin me Greqinë Rama erdhi te propozimi im. Kryeministër me vetëm 2 mandate, do ta bëj me ligj
Kreu iopozitës Lulzim Basha ka folur ditën e sotme (17 shtator) edhe për çështjen edetit me Greqinë.
Përballëgazetarit Blendi Fevziu në "Opinion", Basha tha se duhet tërespektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.
Ai shtoi se Rama është kthyer te propozimi i Bashës me të vetmin ndryshim që atëherë kur u bë në propozim, Greqia nuk kishte deklaruar 12 milje dhe sot ka deklaruar 12 milje.
Pyetje: Çfarë qëndrimi ka PD-ja për marrëveshjen e detit me Greqinë? Ju kenifirmosur me Dora Bakojanis marrëveshjen e 2009 që Gjykata Kushtetuese e rrëzoi9 me zero si në dëm të interesave të Shqipërisë. Cili është qëndrimi juaj siparti politike?
Basha: Qëndrimi ynë është i njohur prej 10 vitesh dhe nëse do ishte ndjekursot nuk do të ekzistonte kjo çështje. Do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese,kjo është e panegociueshme. Së dyti. Propozimi ynë që prej fillimit, duke qenëse çështja u mbars me retorikë politike brenda Shqipërisë dhe brenda Greqisë,drejtimi te Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, apo tek një palë tjetër. Gjykatëtjetër.
Pyetje: Ti drejtohemi një Gjykate Ndërkombëtare? Këtë ka thënë edhe Rama dje.
Basha: E para e punës Rama ça thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë. Nëfillim tha se është e drejta e Greqisë të zgjerohet me 12 milje. Pastaj tha qënuk ka ku të zgjerohet Greqia me 12 milje dhe pastaj tha nuk mund të zgjerohetpa marrëveshje. Deklarata brenda 7 ditëve dhe dje ditën e etët tha do ta çojmënë Gjykatë. E vetmja gjë që ka thënë dje. Është kthyer të propozimi ynë i para10 viteve, por atëherë ishte 6 milje, sot është 12 milje.
Pyetje: Rama juve ju ka quajtur një javë më parë si përgjegjës, për atë qëkeni bërë në marrëveshje me Greqinë në vitin 2009.
Basha: Rama njihet për propagandën, si mjetin e vetëm të komunikimit. Faktetsot flasin vetë. Rama sot është kthyer te propozimi ynë, të propozimi im me tëvetmin ndryshim që atëherë kur bëmë ne propozimin Greqia nuk kishte deklaruar12 milje dhe sot ka deklaruar 12 milje.
Basha nuk la pa nënvizuar edhe çështjen e mandatit të kryeministrit, duke thënë se do t’i propozojë Kuvendit kufizimin deri në dy mandate të kryeministrit.
“Kufizimin në dy mandate tëkryeministrit unë do ta bëj ligj dhe nëse Kuvendi nuk do ta pranojë unë do tashtroj në referendum. Në qoftë se një kryeministër nuk e arrin në dy mandateatë që ka premtuar atëherë kur do ta bëjë më. Ideja do të jetë kufizimi i pushtetitme masa reale.”