Elbasan: Ekzekutohet vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, po pinte kafe në lokal

BujarÇela, vëllai i Talo Çelës, të shumëkërkuarit për grabitjen e Rinasit uekzekutua mëngjesin e të enjtes në qytetin e Elbasanit. 50-vjeçari u vra teksakonsumonte kafen e mëngjesit në ambientet e një lokali. Autorët të cilëtdyshohet të kenë qenë 3 persona, ishin të maskuar ndërsa pas ngjarjes dogjënautomjetin të cilin përdorën për ekzekutimin. Hetuesit dyshojnë se eliminimi i 50-vjeçaritështë bërë për shkak të aktivitetit kriminal në të cilin është përfshirë ivëllai, Talo Çela.

Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit përgrabitjen e miliona eurove në Rinas, Talo Çela, u ekzekutua mëngjesin e kësajtë enjte në ambientet e një lokali pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit nëElbasan.

Të paktën 20 plumba janë shtënë ndaj 50vjeçarit, nga të cilët 4 prej tyre i ka marrë në trup duke e lënë të vdekur nëvend. Ekzekutimi është kryer rreth orës 05:45 gjatë kohës që viktima pokonsumohet kafen në lokalin që e frekuentonte çdo ditë, ku dhe qëndronte meautomjetin me të cilin punonte si taksist pa licencë.

Autorët, të cilët sipas hetuesve dyshohet tëkenë qenë 3 persona, kanë ndjekur itinerarin nga rrethrrotullimi i Bradasheshitpër tek lokali ku dy prej tyre kanë zbritur sapo kanë parë shënjestrën.

Për ekzekutimin e 50-vjeçarit, atentatorët kanë përdorur tip pistoletë me silenciator. Kjo konfirmohet dhe nga pronari i lokalit i cili shprehet se nuk ka dëgjuar krismat e armës.

https://youtu.be/Qq41QItLN0c

E gjithë ngjarja është xhiruar nga kamerat esigurisë të cilat kanë fiksuar dhe autorët. Janë të paktën 3 kamera të lokalitdhe kamerat e qytetit të cilët kanë dokumentuar vrasjen dhe lëvizjet e autorëve.

Pasi kryen ekzekutimin, autorët u larguan ngarruga kryesore ku disa km nga Bradasheshi dogjën makinën pikërisht në fshatin Murras.

Pasi janë siguruar që automjeti është djegurpër tu shkrumbuar totalisht me pas, autorët i ka pritur një tjetër automjet nëkëtë rrugë dhe për tu larguar me pas drejt Rrogozhinës.

Targat e automjetit kanë rezultuar të vjedhuranë Rrogozhinë, ndërsa për automjetin po kryehen verifikime. 

Nisur nga dinamika e ngjarjes hetuesitdyshojnë që autorët të jenë vrasës me pagesë. Eleminimi i Çelës dyshohet seështë bërë për ti dhënë mesazh të vëllait që kërkohet nga drejtësia por dhe ngarivalët, pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Në këtë piste është fokusuar dhe policia pasiviktima nuk rezulton të ketë qenë i skeduar apo me precedent penal.

Hetuesit kanë marrë në pyetje me shume se 10persona të cilët mund të jenë dijeni për ngjarjen.
Ora 09:30 Detaje nga vrasja në Elbasan, viktima ndiqej prej disa ditësh

Ora 08:57 Deshmia e pronarit te lokalit për Ora News: Pinte ketu kafen çdo mëngjes
Ora 08: 30 Vrasja në Elbasan, viktima baba i dy fëmijëve. Pista ku po hetohet

https://www.youtube.com/watch?v=AVWuDgWhHsQ&feature=emb_title



Ora 08:04 U vra teksa pinte kafenë e mëngjesit, gjendet makina e djegur e autorëve

https://www.youtube.com/watch?v=3aSdPT4cI2g&feature=emb_title

Bujar Çela u vra brenda në lokal
"Rreth orës 05:45 (17 shtator) , në fshatin Bradashesh,  Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një  lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ,  identifikimin e kapjen e autorit/ëve" informon policia e Elbasanit.

Kush eshte viktima?
Viktima, Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës në kërkim nga policia si i dyshuar për përfshirje në disa ngjarje të rënda kriminale mes tyre dhe grabitja në Aeroportin e Rinasit.

Kush është Talo Çela, i shumëkërkuari që sot iu ekzekutua i vëllai

Ne kerkim autoret
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë  ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore  nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë . Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

Lexoni të gjitha lajmet lidhur me vrasjen e Bujar Çelës.