Valteri: Rama është i korruptuar, Opozita e shtirur, sulmet nuk po ngjisin më te njerëzit
I ftuar në "Arena" në RTV Ora nga DritanHila, deputeti Halit Valteri u shpreh se prej 30 vitesh politikanët në vendqeverisin bashkë në kurriz të popullit.
Ai shtoi se shqiptarët nuk vuajnë që të ikin një palëhajdutë dhe të vijnë një palë tjetër.
Valteri: Në këtëvend për 30 vite është qeverisur bashkë në kurriz të shqiptarëve. Unë prej njëviti e gjysmë po e provoj vetë se të gjithë i pastrojnë paratë te të njëjtënbiznesmenë, të gjitha paratë vjedhura i kanë pastruar te këta biznesmenë, dhekur janë në opozitë i quajnë oligarkë, ose partnerë kur janë në qeveri.
QeveriaRama është e korruptuar, këtë e dinë të gjithë shqiptarët. Që kemi drejtuespolitikë qarqesh që drejtojnë kriminelë, ne këtë e dimë fare. Opozitën që ka përballëRama është e shtirur. Sulmet e opozitës nuk po ngjisin më te njerëzit. Akuzojnëbiznesmenin dhe nesër kanë vilën e atij biznesmenit.
Kërkohet rrotacioni. Shqiptarët nuk vuajnë që të ikin një palë hajdutë dhe të vijnë një palë tjetër. Sot do të keni individë që do të dalin për të marrë votat dhe nuk do të kenë më mbështetjen e kryetarit të partisë.