"A duhet bërë vaksina anti-grip?" Ja si përgjigjet Pipero

I ftuar në "Arena" në RTV Ora nga DritanHila, mjeku Pëllumb Pipero tha se vaksina ndaj virusit stinor na mbron nga ky ifundit dhe na ndihmon të dallojmë të infektuarit me Covid-19.

Ai shtoi se për plazmën dhe për vaksinën nuk presndonjë mrekulli të madhe.

Pipero:Unë nuk pres ndonjë mrekulli nga plazma hiper-imune. Nëfillim pati optimizëm, por me kalimin e kohës u vërtetua se aty-aty është përfitimi.Edhe plazma mbetet në të njëjtat ujëra. Ne mbetemi ende në kuadrin e njëtrajtimi gjithëpërfshirës. Kësisoj edhe për plazmën dhe për vaksinën nuk presndonjë mrekulli të madhe. Pres që të kemi një vakinë në fund të vitit ose tëfillim të vitit tjetër.

Nëhemisferën Jugore qarkullimi i virusit ka treguar se ka qenë shumë i ulët. Të njëjtamasa që duhen marrë për Covid-19 duhen marrë edhe për gripi stinor sepse ështëvirus respirator.

Sa itakon vaksinës ndaj virusit stinor, mendoj se na mbron ndaj këtij virusi, porjo kundër Covid-19. Kjo na ndihmon që të dallojmë viruset të dyja nga njëra-tjetra.Vaksinimi i gripit heq një probabilitet shumë të madh.

Ndaj do ta rekomandoj sipas grupeve të popullatës, ata që janë më të rrezikuar dhe që janë më të ekspozuar. Unë e rekomandoj vaksinimin në këtë pikë.

https://youtu.be/fPMfUdQxLls