Aksion anti-drogë gjatë natës në Vlorë, mbi 7 persona të shoqëruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2020, 07:14
Një aksion anti-drogë u zhvillua gjatë orëve të mbrëmjes në qytetin e Vlorës.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar mbi 7 persona.
Mësohet se personat kanë qenë nën vëzhgim prej disa kohësh dhe më pas është bërë ndërhyrja për kapjen e tyre.
Aksioni është ndërmarrë nga Tirana mbështetur edhe nga oficerë të Drejtorisë së Vlorës, dhe është zhvilluar në disa zona të ndryshme, ndër më problematiket në qytetin bregdetar.
(Foto ilustruese)