Faza e përzgjedhjes së kandidatëve në PD shtyhet me disa ditë, verifikim çdo emri
Komisionii Verifikimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike e ka shtyrë përmbylljen efazës së dytë me disa ditë për shkak të verifikimit të hollësishëm për çdoemër. Akademikja, Enriketa Papa, tha se çdo emër po kalon në një filtër tëhollësishëm në mënyrë që përfaqësimi të jetë sa më i lartë.
Në 15 shtator, Komisioni i Verifikimit të Kandidatëve në Partinë Demokratikeduhej të kishte mbyllur fazën e dytë dhe ti kalonte bazës për të dhënë pëlqim për rreth 300 emra.
Por kjo fazë duket se do të shtyhet me disa ditë, e kjo për faktinse komisioni ka kërkuar verifikim të hollësishëm për shumë emra.
"Përshkak të disa kontrolleve që kërkuam nga strukturat ky afat nuk qëndron më, ështështyrë për disa ditë."
Anëtarja e Komisionit akademikja, Enriketa Papa, thotë se për çdo emër po bëhet kujdes dhe poverifikohet në mënyrë që të garantohet pastërtia e figurës.
"Ështënjë lloj konfirmimi dhe sigurie që komisioni kërkon."
Por përtej, vonesave në këtë fazë, procesi i evidentimit dheverifikimit të kandidatëve pritet tëpërfundojë brenda muajit shtator, kur është edhe afati i vendosur në udhëzim.
"Besojse brenda muajit procesi përfundon."
Janë 300 emra te cilët do ti çohen për konsultim bazës, e më pas kyfond do të shërbeje për listat e kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie.