Carlo Bollino “gllabëron” 4894 metra tokë për vetëm 1 euro
Data 2 tetor 2019 ishte dita fatlume për botuesin dhe pronarin e mediave Carlo Bollino. Me firmë të kryeministrit të vendit Edi Rama, kompania “MTSC shpk”, e lidhur drejtpërdrejt me italianin Bollino merr për 20 vjet, sipërfaqën prej 4021 metra për vetëm 1 euro kontrata.
Siçspecifikohet edhe në VKM, kjo pasuri shtetërore, ish ndërrmarrja metalikeTirana, reparti i Orëve, i jepet për 20 vite në cilësinë e qiramarrësit, kompanisë “MTSC”.
Disa muaj mëpas kompania “MTSC shpk”, nëpërmjet shkresës me numër protokolli 2914 datë10.02.202 i kërkon ministrisë së financave edhe pjesën e mbetur të ishndërmarrjes shtetërore.
Kërkesa iumor parasysh, dhe me firmë e vulë të kryeministrit Edi Rama sipërfaqja e marrëme qira për vetëm 1 euro kontrata në total bëhet 4894.10 metra katrorë.
Pra bëhet fjalë për këtë certifikatë pronësie, aty ku sot shkruhet Republika e Shqipërisë.
Por nuk mbarojnë me kaq.
Me vendimin nr 368 të datës 6 maj 2020, kryeministri Edi Rama vendos prishjen e objekteve të ish ndërmarrjes shtetërore që tashmë zotërohen nga Carlo Bollino, për t’i hapur rrugë sheshit të ndërtimit, ku sipas marrëveshjes Bolino do të ndërttojë godinën e re të medieve të tij.
Vetëm para pak ditësh, me disa dalje publike në media, Partia Demokratike akuzoi Carlo Bollinon se nëpërmjet kompanisë së Igli Gjelishtit ka futur në xhep rreth 1 miliard lekë në më pak se 7 muaj.
Në fakt, sipas akuzës së PD kalimi i fondeve ka nisur në 4 shtator të vitit 2019, pra një muaj para se të merrte me 1 euro kontrata godinën mbi m2. pagesa e dytë po ashtu nga Igli Gjelishti te Bollino është bërë në 20 shtator, e më pas në nëntor dhe duke vijuar në vitin 2020.
Këto akuza nuk u mohuan, por thjesht u përforcuan nga reagimi i Gjelishtit i cili deklaroi se duke qënë se zotin Bollino e ka mik, mund t’i japë sa lekë të dojë.
VKM në fjalë, e datës 2/10/2019:
