KE: Ballkani Perëndimor pjesë e Evropës, jo ndalesë në rrugën e mëndafshit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen, ka prezantuar vizionin e saj për unionin dhe aspiratën që Ballkani Perëndimor dikur të jetë pjesë e tij. Në fjalimin e përvitshëm para eurodeputetëve, politikania gjermane trajtoi një sërë temash që po e sfidojnë BE-në.

Shqipëria dhe BallkaniPerëndimor janë pjesë e Europës dhe e kanë të ardhmen në Bashkimin Evropian.

Presidentja e Komisionit,Ursula fon der Lajen, u deklaroi të martën eurodeputetëve vendosmërinë eadministratës së saj për integrimin e rajonit.

Shefja e ekzekutivit tëBE-së premtoi së shpejti një paketë investimesh për t'i rimëkëmbur ekonomikishtvendet ballkanike pas dëmeve që pësuan nga kriza e koronavirusit.

"Europa do të jetë gjithmonë e gatshme ta forcojë partneritetin me fqinjët e vet më të ngushtë, duke nisur nga Ballkani Perëndimor. Vendimi i gjashtë muajve më parë për hapjen e negociatave të anëtëarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte vërtet historik. Faktikisht, e ardhmja e tërë rajonit është BE-ja. Kemi të njëjtën histori, të njëtin fat."

Fjalimi tradicional ipolitikanes gjermane adresoi sfidat e tanishme dhe vizionin e unionit përtransformim ekonomik, për një zhvillim më ambientalist, për shoqëri më pakparagjykuese dhe për unanimitet politik për problematikat që prekin të gjithë.

Presidentja fon der Lajenreflektoi specifikisht edhe për tema, si ekstremizmi, përmirësimi i sistemevearsimore, racizmi dhe diskriminimi i komunitetit LGBTQI, divorci me Britaninë,një zonë "Schengen" pa shumë barriera dhe planet për të aplikuar njëpagë minimale në gjithë unionin.

"Nuk kam për t'u ndalur kur të vijë puna te ndërtimi i një unioni të barabartësh. E ardhmja ka për të qenë si ta bëjmë dhe Europa, si ta duam. Ndaj të mos ia ulim vlerat. Le të ndërtojmë botën ku duam të jetojmë."

Fjalimi i përvitshëm ishefes së BE-së u mirëprit nga grupet më të mëdha politike.

Disa pjesëtarë tëParlamentit Europian, ndërkohë, ndanë pakënaqësinë e tyre për mënyrën si pritettë vijohet me objektivat për uljen e ndotjes klimatike dhe emigracionit, temë përtë cilën qeveria europiane ka premtuar një qasje më humane në të ardhmen.

Sidoqoftë, prioritet numërnjë i ekzekutivit të BE-së në të ardhmen e afërt është përcaktuar lufta mepandeminë e kovidit-19.