Lleshaj se njeh 'marshin indietro': Nuk dorëhiqem, eci përpara

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dy deklaratakontradiktore rreth së ardhmes së tij politike, teksa në Shkodër deklaroi se dotë largohej nga posti, ndërsa në Vlorë tha se do të jetë MInistër deri nëzgjedhje.

I ndodhur në Elbasan, ku ishte i pranishëm gjatëceremonisë e prezantimit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Lleshaj u pyet ngagazetarët nëse do e japë dorëheqjen, por tha se nuk ka ndërmend ta bëjë diçkatë tillë.

Gazetarët: ''Do qëndroni apo do të largoheni?''

Sandër Lleshaj: ''Mos të jap përgjigje për gjëra që nuk kanë vlerë.''

Gazetarët: ''Keni dhënë dorëheqjen, apo?''

Sandër Lleshaj: ''Nuk e kam dhënë dorëheqjen, jam në detyrë. Nuk dorëhiqem, eci përpara, kam një mision për të kryer.''

Gazetarët: ''Nuk e njihni marshin indietro.''

Sandër Lleshaj: ''Jo''.