Vatra aktive në Fier e Mallakastër, zjarri djeg vreshtat

Vijojnë zjarret në disa zona në Fier dhe në Mallakastër.

Në fshatin Gjorgoz afër zonës së Cakranit vazhdojnëvatrat aktive.

Deri në këto momente janë djegur një sipërfaqe ekonsiderueshme me shkurre, ferra dhe një pjesë  të vreshtave.

Forcat zjarrfikëse kanë qënë që në momentet e para në vend ngjarje. Për shkak të terrenit të vështirë forcat zjarrëfikëse po ndihmohen edhe nga banorë të zonës.

Ndërkohë, vatra të tjera aktive ka në Drenovë, Kasnic dhe Gorishovë.

Ditën e djeshme (15 shtator), ka pasur edhe disa vatra te tjera zjarri si në fshatin Buzëmadh, në Grecalli si dhe në fshatin Havalejas të cilat janë shuar nga forcat zjarrëfikëse.

https://youtu.be/UXvWyOSIrcw