"Zgjidhja për Detin" në Gjykatë Ndërkombëtare, Rama: Shmang patriotizmat

Në darkën e punës nëAthinë mes kryeministrit shqiptar dhe homologut grek Mitsotakis janë hedhur nëtavolinë të gjitha çështjet e mbetura pezull mes dy shteteve.

Burimet bëjnë medije se Rama dhe Mitsotakis kanë rënë dakord se për ligjin e luftës, të drejtate minoriteteve dhe çëshjte e detit duhet të vijojë puna e dialogut, pasi prejvitesh këto çështje janë kthyer në tema të nxehta të politikës.

Edhe pse palët nukkanë zbuluar detaje të shumta nga takimet, mesa duket dy Kryeministrat kanëreflektuar duke gjetur një rrugë tjetër për të hequr përgjegjësinë politike ngadebatet patriotike.

Rama:Shpesh këto marëveshje kthehen në çështje të nxehta në politikën lokale. Unë kamnjë ide shumë të thjeshtë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakortësi përtë. Të mund të zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve, një palë e tretë qëna ndihmon miqësisht ose më mirë përmes gjykata ndërkombëtare.Kjo mund të jetëe drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët atje dhe këtu.

Rama nuk e fshehmiqësinë me Presidentin turk Erdogan, por mohon të pranojë që Shqipëria është nëmes dy zjarreve.

Rama:Ne jemi në partneritet strategjik me Greqinë dhe Turqinë, Shqipëria nuk ështëmes dy zjarreve. Unë besoj që kjo marrëdhënie të bëhet e dobishme edhe për Europënsepse Turqia është kyçe për sigurinë e Europës. Presidenti turk nuk është njëpolitikan antigrek dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar se kur ka vullnetka edhe zgjidhje, dialog të mirëfilltë. Asgjë nuk është e lehtë, por gjithçka ështëe mundur.

Perplasjet Rama- Bakojanis - Ndryshe nga kryeministri shqiptar  mendon ish-ministrja e Jashtme greke Dora Bakoyannis që në 2009 firmosi marrëveshjen e detit me qeverinë Berisha.

Bakoyannis:Sigurisht që u mërzita shumë kur dëgjova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese,kjo nuk përbën justifikim që 12 vjet më pas të mos kemi një marrëveshje. Naduhet të punojmë fort që të gjejmë një marrëveshje me Shqipërinë, ne e dimë qëTurqia ka qenë shumë kundër kësaj marrëveshje dhe besoj që marrëdhëniet më tëmira të mundshme që mund të kemi.

Edi Rama kërkoi të përgënjeshtrojë deklaratat e Bakojanis se në vendimin e 2010 të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë kishte dorë Turqia.
Rama:Kjo është e pavërtetë, asnjëherë, në asnjë takim me presidentin Erdogan nuk kamdëgjuar që kjo marrëveshje ka ndonjë interes për Turqinë. Në 2009 asnjëherë nuke kisha takuar dhe as folur me presidentin Erdogan, nuk kishim asnjë raport dhevendosëm që marrëveshjen ta çonim në gjykatë për një arsye shumë të thjeshtë,kishte një debat në opinionin publik.

Për të diskutuarçështjet e tryezës së Athinës, është parashikuar prej ditësh një takim iministrit të Jashtëm grek.

Pavarësisht se pasdarkës së punës, në përshendetjen e fundit mes Rama dhe Mitsotakis, ky i funditla të nënkuptohet që do të shihen sërish së shpejti në kryeqytetin shqiptar.

“Herën tjetër në Tiranë, i tha ai kryeministrit Rama ndërsa po ndaheshin pas një darke që zgjati rreth 2 orë.