Zjarri djeg 10 ha pishë e shkurre në malin e Taraboshit, dyshohet të jetë i qëllimshëm
Zjarri në Malin eTaraboshit që shkrumboi 10 hektarë pyje pishe, shkurre dhe pemë të reja tëmbjella vitet e fundit, ka dyshime të forta të jetë i qëllimshëm.
Për të parë nga afër dëmete shkaktuara dhe punën operacione që po kryhet në terren, ishte në Shkodër vetëkreu i emergjencave civile Haki Çako.
Ai kërkoi në formë të prerënga prokuroria dhe të gjitha institucionet e tjera ligjzbatuese që të forcojnëpunën hetimore, pasi në pjesën më të madhe zjarret në Shqipëri rezultojnë tëqëllimshme. Sipas numrit një të emergjencave, dy janë arsyet kryesore që vihenzjarret, për shfrytëzim të sipërfaqeve për aktivitet kriminal, ose për ndërtimetë reja.
Një thirrje e ka për tëgjithë qytetarët dhe institucionet që të bëhen bashkë për të ndalur dëminkatastrofik që po i bëhet kurorës së gjelbërt.
Në fund Çako i pyetur përshkurtimet e shpërblimeve të zjarrfikësve, ja faturoi bashkive vendimin, pasiështë pushteti vendor ai që ka në varësi këto struktura.
Përgjatë muajve korrik –gusht dhe shtator, në qarkun Shkoder janë shënuar dhjetra raste zjarresh mëdëme të pafundme në kurorën e gjëlbërt, e ku ndonëse 90% e tyre rezultojnë tëqëllimshme, deri më tani nuk ka patur autor të identifikuar apo arrestuar.
Zjarri në Tarabosh ishte aktiv prej mesnatës të së martës dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm (16 shtator).
Siperfaqja e djegur ka qënë e mbuluar me llojin pishë e egër të moshës 50 vjeçare, si dhe me siperfaqe të pyllezuar keto vitet e fundit, pjesa madhe e djegur ka qenë e mbuluar me shkurre (driza,shege eger,murriz etj) dhe lloje te ndryshme barishtore.
Në pak minuta zjarri nuk ka vonuar të përhapet duke shkaktuar dëme të parikuperueshme në zonë, duke shkaktuar panik të banorët. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar në operacion 3 mjete të MZSh, 17 forca zjarrfikëse, 7 forca te AZM dhe banorë të zonës. Zjarri momentalisht është izoluar.