Mitsotakis do i kthejë vizitës Ramës: Herën tjetër në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2020, 11:47
Kryeministri i GreqisëKyriakos Mitsotakis, pritet të vizitojë Tiranën.
Kjo u bë e ditur pas takimitme kryeministrin Edi Rama dje në mbrëmje (15 shtator) në Athinë.
“Herën tjetër në Tiranë”, i tha ai kryeministrit Rama ndërsa po ndaheshin pas një darke që zgjati rreth 2 orë.
Sipas njoftimit zyrtar nga kryeministria greke, të dy krerët e qeverive ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën.