Foto/A dështoi policia?! Gruaja e vrarë nga ish-kunati ishte me urdhër mbrojtje

34-vjeçarjae vrarë nga kunati mbrëmjen e së martës në Bathore, por edhe autori kishinurdhër mbrojtje nga Gjykata, por duket se ai nuk është zbatuar. Familjarët thonëse ngjarja mund të ishte parandaluar, pasi vetëm pak momente para  policia ishte në shtëpinë e  tyre për të ndarë sherret që ishin bërë tëzakonshme. Ndërsa autori Agron Tanushi u kap pas disa orësh në Lushnje.

Vrasja e Jetmira Hasanit, 34-vjeçares që u ekzekutuanga kunati i saj Agron Tanushi mbrëmjen e të martës, mund të shmangej.

Viktima dispononte udhër mbrojtje, i cili ështëmiratuar nga gjykata me 15 korrik të këtij viti dhe kishte fuqi deri në 15dhjetor.

Por edhe autori së bashku me familjen kishte njëurdhër të tillë dhe të dyja palët ishin urdhëruar të mos i afroheshin, të mos kërcënonin,fyenin apo cenonin njëri-tjetrin.

Por siç duket ky urdhër nuk është respektuar ngapalët, pasi pasditen e të martës sherri mes viktimës dhe autorit degradoi derinë përdorimin e armëve.

Familjarët e viktimës, fajësojnë policinë, pasisipas tyre kanë qenë disa minuta para ngjarjes tek shtëpia në Bathore, por mëpas janë larguar.

Hasani: Ka qenë kunata duke e ndihmuarpër të marrë plaçkat, ka qenë prezent policia se është njoftuar për të ardhurpor policia nuk ka kryer funksionet e veta. Mund të shoqëronte autorin që u kthyenë vrasës dhe mund të kryente kontrollin e banesës ku do të gjente armën dheshmangej vrasja.

RajmondHasani në një prononcim ekskluziv për Ora Neës apelon shtetin që ti japë dëniminmaksimal.

Hasani: Të hetohet dhe gjykohet, dëniminmaksimal për të.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të vajzës8-vjeçare të viktimës, ndërsa autori është larguar menjëherë nga banesa paskryerjes së krimit.

Pas kontrolleve nga ana e policisë, mësohet seautori është arrestuar në qytetin e Lushnjes, ku dhe është fshehur për disa orë.

Një ditë pas vrasjes së Jetmira Hasanit nga kunatiAgron Tanushi, policia vijon të jetë në vendin e ngjarjes, për të shmangurndonjë tjetër konflikt të mundshëm mes familjeve.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 17:40, kurviktima kishte planifikuar të largohej nga banesa, së bashku me plaçkat e saj.

Siç duket kjo ka nxitur dhe konfliktin e radhës meskunetërve, për të mbërritur deri tek vrasja e 34-vjeçares.

Fqinjët jashtë kamerave shprehen të tmerruar përngjarjes e rëndë, por refuzojnë të japin detaje për konfliktet, për të cilatkanë qenë dëshmitarë disa herë.

Në foto: Urdhri i mbrojtjes për Jetmira Hasanin
Në foto: Viktima, Jetmira Hasani

Lexo edhe: E rëndë në Tiranë: I riu vret kunatën ndërsa vëllanë e kishte në emigrim, arratiset