Pipero: Kam kërkuar që të mos vazhdojmë me praktikat e spitaleve Covid, por të hapen spitalet rajonale

I ftuar në Arena në RTV Ora nga Dritan Hila, mjeku PëllumbPipero u shpreh se ai ka kërkuar që të mos vazhdohet me praktikat e spitaleve Covid,por të hapen spitalet rajonale.

Pipero: Unë kamkërkuar që të mos vazhdojmë me praktika covid-1, covid-2, covid-3, por mundësishttë hapen të gjitha spitalet rajonale atje ku ka kapacitete. Kështu i gjithësistemi të jetë në lojë dhe në veprim për të përballuar më mirë këtë situatë.

Të mos shtrëngohemi që të kërkojmë kapacitete shtesë, por të vëmë në dispozicion të gjitha kapacitetet që kemi ne. Ne do të jetojmë gjatë me këtë pandemi. Mendohet se kjo pandemi do të zgjasë së paku 1.5 ose 2 vite. Shëndetësia nuk përballohet vetëm me Covid-19, prandaj duhen strukturat e tjera shtesë.

https://youtu.be/fPMfUdQxLls

Mjekëtinfeksionistë të Tiranë s'ka kohë që po trajnohen në mënyrë efektive. Në këtëaspekt strukturat shëndetësore kanë marrë të gjitha masat që të jenë sa më të përgatitura.