Meta: Të merren masa emergjente për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë kanë mbetur ende vetëm në letër, duke u shfrytëzuar si ping pong ndërmjet institucioneve për akuza të ndërsjellta. Një ditë pasi socialistët apeluan Presidentin për bashkëpunim, madje duke vendosur fundin e vitit si afatin e fundit për të ngritur  dy gjykatat, Ilir Meta e drejton gishtin drejt KED dhe KLGJ.

Në një letër drejtuar Kuvendit, KED, KLGJ dhe Avokatit të Popullit akuzon drejtuesit e organeve të reja të drejtësisë për anomali ligjore ndaj procesit të filtrimit të kandidatëve për Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë.

''Në këto kushte, KED-së i kërkohet të vijojë punën me impenjim të plotë dhe pa u ndikuar nga aktorë të ndryshëm, me qëllim përfundimin e të gjitha procedurave brenda muajit shtator 2020, për të tre vendet vakante që i përkasin Presidentit dhe Kuvendit, duke shmangur çdo vendimarrje antikushtetuese që do të impononte reagim dhe do të shkaktonte pasoja të pandreqshme ndaj këtij procesi jetik për vendin.''

Madje Meta hedh dyshime se pse në mbledhjen e ditës sëmërkurë të KED shqyrtohen vetëm 4 kandidatëve, ku për vakancën e Presidentitjanë 10 emra.

''Një ndarje e tillë, përveçse do të sjellë implikime të forta ligjore për veprimtarinë e KED-së, krijon dyshime për një proces selektiv të paramenduar dhe vonesë të qëllimshme në këtë proces.''

Kreu i Shtetit nuk shikon asnjë ndryshim në procedurate ndjekura nga KED, edhe pas largimit të Dvoranit.

''KED u kthye sërish në praktikën e vjetër, duke shkelur hapur parashikimet Kushtetuese, duke ripërjashtuar institucionin e Avokatit të Popullit nga mbledhja e datës 21 gusht 2020. Kjo është anomali edhe më e rëndë, që e ndërlidhur me veprimet e tjera, tregon se KED është shumë pranë rrëshqitjes sërish në paligjshmëri.''

Kërsa e Ardian Dvoranit për të marrë pjesë nëmbledhjet e Këshillit ka shqetësuar sërish Ilir Metën. Madje Preisdentiparlajmëon KED se shqyrtimi i kësaj kërkesë është antikushtetuese.

''Përfshirja në rend dite dhe shqyrtimi i njëçështjeje që në thelb është e zgjidhur dhe që nuk është kompetencë e KED-së.Para së gjithash është kapërcim kompetencash dhe përbën shkelje tëparashikimeve të Kushtetutës dhe ligjit që sjell implikime ligjore si përanëtarët e KED-së, ashtu dhe për vendimmarrjen e këtij organi.''

Në letrën e tij, Kreu i Shtetit shpreh pakënaqësi tëmëdha ndaj KLGJ, sipas të cilit që prej 2 vitesh ka propozuar për emërim nëGjykatën e Lartë vetëm 3 emra. Në fund Meta paralajmëron se çdo veprim iqëllimtë për bllokimin e funksionimit si të Gjykatës së Lartë ashtu dhe tëGjykatës Kushtetuese, kërkon mbajtjen e përgjegjësive ligjore nga çdofunksionar.