Teatri i ri Kombëtar mbetet pezull, ankimohet tenderi i bashkisë Tiranë për projektimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2020, 10:22
Ankimohet tenderi i Bashkisë Tiranë përstudim-projektimin ‘Ndërtimi i Teatrit Kombëtar’.
Një nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës ka paraqiturankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik.
Një kompani private ka dorëzuar në datë 14 shtatorankesën për procedurën e shpallur nga Bashkia Tiranë në muajin korrik.
Tenderi me një fond limit 60 317 899 lekë pa TVSH është mbyllur që në 14 korrik.
Sipas ligjit, kompanitë ankimojnë vendimin fillimishttek autoriteti kontraktor dhe kur nuk marrin zgjidhje e dërgojnë në KPP.