Kryeministri Rama: Marrëveshja e detit u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2020, 11:50
Gjatë fjalës sëtij në Samitin e “The Economist” në Athinë, kryeministri Edi Rama teksa pofliste për çështjen e detit, u shpreh se marrëveshja e firmosur në 2009 mes ishqeverive të Shqipërisë dhe Greqisë u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese.
“Do të thoja thjesht se kjo ka qenë një marrëveshje që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Jam besimplotë se jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e kaluar. Befas, herë pas here, kthehen në çështje të nxehta në zjarrin e politikës lokale, në fakt janë thjesht çështje që nuk kanë zjarr në marrëdhëniet shqiptaro-greke”, u shpreh ndër të tjera Rama.