Makina ishte e kushëririt, Gjini ulej në sediljen e pasagjerit/ Detaje të reja nga atentati në Tiranë

Dita e djeshme ka qenë shumë e ngarkuar me ngjarje të rënda kriminale, nga të cilat kemi dy viktima dhe dy të plagosur.

Por ngjarja më e rëndë dhe që tronditi opinionin publik ishte ngjarja pranë zonës "Vasil Shanto" në kryeqytet.

Rreth orës 19:00,në një prej zonave më të populluara të Tiranës, pranë ish stacionit të fundittë Tiranës dhe në një orar me fluks të lartë njerëzish, u hodh në erë meeksploziv teksa lëvizte me makinë shtetasi Preng Gjini, emër i njohur përorganet ligjzbatuese në vend dhe pjesë e sagës së hakmarrjeve mes fiseve Recidhe Gjini.

Në vendngjarje,së bashku me Gjinin (vëllai i Tonin Gjini, i vrarë rreth një vit më parë nëRrëshen) mbeti i plagosur një shtetas italian, i cili pas disa orësh qëndriminë spital u rikthye në banesë.

Gjendja e Gjinitvijon të jetë kritike, ndërsa i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale nëSpitalin e Traumës.  Menjëherë pasoperacionit të parë ai u dërgua në reanimacion. Por gjendja e tij vijonte tëpërkeqësohej ndaj dhe u rifut sërish në sallën e operacionit.

Nga informacionete para nga policia dhe prokuroria që ka siguruar gazetari i RTV Ora BesarBajraktari, në makinën e Gjinit, më saktë në gomën nga krahu i pasagjerit,ishte vendosur 400-500 gr lëndë eksplozive.

Preng Gjiniqëndronte zakonisht në krahun e pasagjerit në makinën e kushëririt të tij ndajdhe atentatorët kishin zgjedhur atë vend çka ka rezultuar me fat përobjektivin.

Preng Gjini kaqenë një ndër personat e dyshuar për eleminimin me snajper në qendër tëRrëshenit të biznesmenit Kastriot Reci, por që organet e drejtësisë nuk mundënasnjëherë ta vërtetonin.

Ai ka qenë idënuar në Itali për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa vëllai itij, Armando (Tonin Gjini), i vrarë në Rrëshen rreth një vit më parë, akuzohejsi pjesë e grupit të Met Kananit, i njohur në Shqipëri dhe Turqi si “Eskobari iBallkanit”.