Daci: Formulari në shkolla pa kuptim, qeveria do të mbulojë dështimet, mund të ndiqen penalisht prindër e fëmijë mbi 14 vjeç

I ftuar në"Tempora" nga Sonila Meço në RTV Ora, juristi Jordan Daci u shpreh seformulari i vetëdeklarimit në shkolla është pa kuptim.

Sipas Dacit,ky formular do që të mbulojë dështimin e qeverisë dhe se mund të ketë pasojapenale për prindërit dhe fëmijët.

Jordan Daci: Formularët nuk duhet të ishinndryshe se nuk jemi një shtet federal. Po ashtu kishte gabime edhedrejtshkrimore në formularin e vetëdeklarimit. Një fëmijë që ka shkuar që të mësojëabetaren por edhe ai i klasës së dytë apo të tretë, kërkohet që shkruajë kurnuk di të shkruajë.

Pjesa tjetër është se si një fëmijë të plotësojënjë formular që nuk është i përgjegjshëm për jetën e tij në përgjithësi. Një fëmijënuk mund ta bëjë këtë gjë. Dëgjova një teori që e plotëson fëmija dhe e firmosprindi.

Ky formular në vetvete prodhon pasojajuridike. Kjo është mënyra që ka zgjedhur qeveri për të mbuluar dështimin qëprej të ketë në këtë proces. Procesi është i keqmenaxhuar se ne kemi akomaklasa me 40 veta, bile s'kemi edhe shkolla të shembura. Formulari synon të mbulojëdështimin e shteti, duke hequr përgjegjësinë nga vetja.

Kjo mund të çojë disa nga prindërit penalisht,edhe sipas kodit të ri penal që u bë në parlament. Këta mund t'i bëjnë subjektetë veprave penale edhe fëmijët mbi 14 vjeç. Ky formular është pa kuptim.