"BOOM" - Lumi i Tiranës merr me vete premtimet e Erion Veliajt

Emisioni "BOOM" në RTV Ora ufokusua këtë të martë në një prej premtimeve të kryebashkiakut të Tiranës.

Vetëm 6 vite më parë, Erion Veliajinvestoi plot 15 milionë euro për rehabilitimin e lumit të Tiranës.

Punimet zgjatën 2 vite dhe përfundonin në2016. "BOOM" ka zbritur në terren për të parë transformimin e këtijinvestimi të bërë.

"Kyështë një problem që tingëllon si një përrallë nga e kaluara. Kemi një sistemimtë 8.3 km të Lumit të Tiranës që është modernizuar nga kafja e Rremës deri tekUra e Kamzës".

Lumi i Tiranës është “pushtuar” ngambetjet plastike dhe ato inerte. Jo vetëm që hapësirë rekreative nuk ka aty,por lumi duket se është kthyer në "Kufijtë e Bombës Biologjike".

Banoret e kanë të vështirë të flasin përballëkameras por jashtë objektivit të saj ato thonë çdo gjë që mendojnë.

"Bashkiae Tiranës nuk ka vënë një kosh plehrash në të gjithë lagjen tonë. Ku t'i hedhimmbeturinat? I kemi kërkuar prej vitesh por nuk merr asnjë masë. Ne akoma po përmbytemiçfarë investimi ka bërë bashkia. Asgjë nuk ka ndryshuar"- thotë një banor jashtë kamerave.

Edhe pse afati për përfundimin epunimeve ishte 24 muaj, dhe pritej të përfundonte në janar të vitit 2016. Ai ukonsiderua i përfunduar nga Veliaj më shumë se 4 vite më vonë.

Në vitin 2018 Veliaj foli përtransformimin e Lumit Tiranës mbjelljen e pemëve dhe kthimin e saj në zonërekreative premtim që e kishte bërë edhe në vitin 2015.

Pas këtyre pamjeve që transmetuam pyetjashtrohet. Ku shkoi investimi 15 milion euro?