Ish-kryeministri i pestë flet kundër ligjit post-brexit

Disa nga ish-udhëheqësit britanikë e kritikojnënjë nismë të re të qeverisë për të anashkaluar marrëveshjen e divorcit meBashkimin Europian.

Pas ish-kryeministrave konservatorë  Theresa May, Sir John Major dhe laburistëve Tony Blair dhe Gordon Brown, të hënën edhe kryeqeveritari që drejtoi vendin në vitet 2010-2016, DavidCameron, vlerësoi se qeveria aktuale po dëmtonreputacionin e Britanisë në nivel ndërkombëtar.

Nisma ka nisur të debatohet në parlamentinbritanik dhe parashikon që në rast se Brukseli dhe Londra nuk arrijnë kompromispër një marrëveshje dypalëshe për tregti të lirë brenda 31 dhjetorit, palabritanike me një ligj të brendshëm nuk do rikthejë kufijtë doganorë mes veriuttë vendit dhe shtetit të Irlandës siç palët kishin vendosur vitin e kaluar përparaBrexit.

"Të votosh një akt parlamentar dhe tëshkelësh detyrimet e një traktati ndërkombëtar është absolutisht zgjidhja efundit që duhet të na shkojë ndër mend. Kam dyshimet e mia për atë çka propozohet,që mund të votohet ose jo, apo të përdoret ose jo sipas rrethanave, pornegociatat jetike me Bashkimin Europian ato duhet të jenë prioriteti ynëkryesor."

Ligji për tregun e brendshëm pritet të hidhetnë votim në mbrëmje dhe të marrë miratimin e ligjvënësve, por vështirësi dohasen në fazat e mëvonshme në Dhomën e Lordëve.

Kryeministri BorisJohnson thotë se qëllimi i ligjit është të ruajë paqen dhetë mos rihapë plagët e konfliktit të vjetër nacionalist mes provincës së IrlandësVeriore dhe fqinjëve irlandezë.

Irlanda si vend që aderon në BashkiminEuropian, ka qortuar Britaninë se nuk po tregon të vërtetën dhe se marrëveshjaparaprake në kuadër të Brexit është e nevojshme.

Kryediplomati irlandez, SimonCoveney, mendon se përndryshe mallrat që vijnë ngaBritania do qarkullonin lirshëm në tregun e përbashkët europian duke hyrë ngaRepublika e Irlandës.

"Për mendimin tim, qeveria britanike posillet në mënyrë të jashtëzakonshme, dhe populli britanik duhet ta dijë se jashtëBritanisë ku ky problem po diskutohet, është dëmtuar në mënyrë seriozereputacioni i Mbretërisë së Bashkuar dhe i Britanisë si partner i besuar nënegociata për tema të rëndësishme si kjo."

Qeveria britanike i ka lënë afat deri më 15tetor negociatorëve të Bashkimit Europian për të gjetur pikat e përbashkëta përtë zhvilluar tregtinë e lirë dypalëshe.

Pas shkëputjes nga blloku europian më 31janar, Britania synon një marrëveshje të re tregtare që i jep asaj pavarësi tëplotë në zonën ekskluzive ekonomike në det dhe në konkurrencë me kompanitësimotra europiane.