Koronavirusi në Itali nuk mbërriti nga Gjermania por nga Wuhan

Në ndryshim ngatezat e deritanishme se pacienti zero me Covid në Itali ishte një shtetasgjerman, një grup shkencëtarësh kanë arritur në përfundimin se infektimi ështëtransmetuar direkt nga Kina. Sipas studimit, virusi që qarkullon në Itali kaorigjinë kineze dhe ka mbërritur në itali nga fluturimet direkte mes qytetit tëWuhani-t dhe Milanos.

Një studim shkencor inernacional i Universitetit të Arizonës me pjesëmarrjen e ekspertëve nga 13 institute shkencore në SHBA, Kanada, Belgjike e Britani e Madhe, i publikuar në revistën "Science" ka analizuar shkaqet e rrugën e përhapjes së virusit Covid 19 në Europë e në SHBA.

Duke studiuar sekuencat e infektimit tëvirusit e duke realizuar modele matematike të veçorisë së tij, shkencarëtamerikanë kanë mundur të ndërtojnë mënyrën se si Covid 19 u përhap në Europë enë SHBA.

Me programe specifike informatike është mundurtë ndërtohet zhvillimi epidemologjik i virusit në Eruopë e në SHBA.

Në veçanti ky studim ka mundur të nxjerrkonklzione për mënyrën se si koronavirusi ka mbërritur në Itali. 

E në kundështim me të gjitha hamendësimet esotme, sipas shkencarëve amerikanë përhapja e Covid 19 në Itali nuk ka ardhurnga menaxheri gjerman nga Bavaria, i cili deri më sot konsiderohet pacientizero i identifikuar me koronavirus në Veri të Italisë. 

Sipas ekspertëve përhapja e virusit ka ardhurnë mënyrë të drejpërdrejtë nga Wuhan në Milano. Vatra gjermane e përhapjes sëvirusit ka ekzistuar, por ka qënë shumë më pak e fuqishme se sa mbërritja e tijnë rrugë të drejtpërdrejtë nga Kina. 

Analiza matematikore epidemologjike ka vërtetuarse në Itali ka nje prelevancë të fortë të origjinës kineze të virusit lidhurdhe me numrin e lartë të pasagjerëve që mbërinin në Milano nga fluturimet edrejtpërdrejta Wuhan - Milano.

Risi e këtij studimi është dhe identifikimi ipërhapjes së virusit në SHBA. 

Sipas analizës shkencore një qytetar kinez qëmë 15 janar ka mbërritur nga Wuhan në Seatle ka qënë pacienti i parë iinfektuar me koronavirus në SHBA. Në gjuhë shkencore ky pacient është quajtur WAI.E shkencëtarët e kanë identifikuar si vatra e parë e infektimit Covid nëSHBA, 

Gjashtë javë më vonë në Washington uverifikuna rastet e para me koronavirus.

Drejtuesi shkencor i ekipit të ekspertëve ështëamerikani Michael Worobey.