Djalë i një fermeri luleshtrydhesh, njihuni me pretendentin kryesor për kryeministër në Japoni

Partiajaponeze në pushtet ka përzgjedhur Joshihide Sugan si liderin e ri që pritet tëzëvendësojë Shinzo Aben në kryeministri. 71-vjeçari shërben si shef i kabinetitaktual dhe ka deklaruar se do vijojë të njëjtat politika ekonomike të paraardhësittë tij.

Japonia të mërkurën pritet të caktojëJoshihide Sugan si kryeministrin e ri të vendit.

71-vjeçari fitoi të hënën garën brenda PartisëDemokratike Liberale nën udhëheqjen e kryeministrit në ikje, Shinzo Abe.

Joshihide Suga siguroi 377 vota, kundrejt 89dhe 68 votave të dy ish-ministrave japonezë që e rivalizonin, ndërsa ngakoleget gra, asnjëra nuk mundi të mbledhë votat e nevojshme për kandidim.

Politikani i vjetër ka punuar për gati tetëvite si sekretar i përgjithshëm dhe më herët si ministër i Punëve të Brendshmenën varësinë e kryeministrit Shinzo Abe.

Djali i një rritësi luleshtrydhesh dhe i një mësuesejepas diplomimit në juridik, i hyri politikës në vitin 1987 me zgjedhjen si anëtari këshillit lokal të Jokohamës, dhe në 1996-n si deputet kur ishte 47 vjeç.

Ai është shprehur se çdo sukses e ka arriturme forcat e veta, në dallim nga paraardhësi, Shinzo Abe, i cili është pjesëtari një dinastie politike.

Joshihide Suga ka deklaruar se do vijojëpolitikën e veçantë ekonomike të paraardhësit, me reforma strukturore dhe me njëlinjë diplomatike që në qendër ka aleancën Japoni-SHBA.

"Unë jam krenar për punën dhe gjërat përtë cilat kemi luftuar të gjithë në këto 7 vite e tetë muaj. Që çdo person nëJaponi të ndjehet i sigurt dhe që të jetojmë në mënyrë të qëndrueshme, duhet tëvijojmë me masat e kryeministrit Abe. Besoj se ky është misioni im."

Analistët politikë në vend thonë seeksperienca e pakët në çështjet e diplomacisë dhe sigurisë, mungesa e njëvizioni të gjithanshëm për zhvillimin e Japonisë mund të rezultojnëproblematike për të ardhmen politike të 71-vjeçarit.

Caktimi i tij në krye të qeverisë vjen pasikryeministri aktual në detyrë, Shinzo Abe, njoftoi më 28 gusht se gjendja shëndetësoreia bënte të pamundur mbylljen e mandatit të dytë qeveritar.

Yoshihide Suga do e vazhdojë pjesën e mbetur tëmandatit deri në zgjedhjet e reja në shtator të vitit 2021.