Ministri izraelit jep dorëheqjen, është kundër izolimit për herë të dytë
Një ministër ikabinetit izraelit së fundmi ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste kundër planeve për rivensosjen e izolimit përherë të dytë.
Ministri i StrehimitYaakov Litzman u shpreh se kufizimet dotë parandalonin popullin Hebre që të festonin festat fetare përgjatë këtijmuaji.
Urdhëri për izolimin evendit pritet të hyjë në fuqi ditën e premte dhe do të prekë ditën më të shenjtëtë kalandarit hebre, Yom Kippur, e cila ështëmë 27 shtator.
Gjithashtu Z. Litzman kërcënoise do të tërheqë edhe partinë e tij nga koalicioni i qeverisë.
Ai është drejtuesii një partie ultra ortodokse hebreje dhenë letrën e tij të dorëheqjes tha se ky vendim i qeverisë është një gabim i rëndëpasi po përbuzen mijëra qytetarë.
Kryeministri BenjaminNetanyahu që prej fillimit të pandemisë ështëpërballur me një sërë kritikash për mënyrën e trajtimit që i ka bërë Covid-19. Kritikët thonë se dështimi i tij që prej fillimit ka sjellëmbylljen e vendit përsëri.
Izraeli, i cili ka njëpopullsi prej rreth nëntë milion, ka raportuar më shumë se 3,000 raste të rejanë ditë gjatë javëve të fundit.