Britanikët dhe izolimi, projekti fotografik “Hold Still” përgëzohet nga Mbretëresha Elisabetë

Sie përjetuan britanikët periudhën e izolimit nga koronavirusi? 100 fotografi tëpërzgjedhura dhe të vlerësuara mbi emocionet dhe përvojat që ato përcjellin dotë afishohen në qytetet kryesore në vend. Projekti fotografik është vlerësuaredhe nga Mbretëresha Elisabetë.

Imazhe emocionuese të britanikëve gjatëperiudhës së izolimit nga pandemia pritet të shfaqen në rrugët e qytetevekryesore në vend. Projekti fotografik që ka marrë përgëzime edhe nga vetë MbretëreshaElisabetë është quajtur “Hold Still”.

Ai është iniciuar nga Dukesha eKembrixhit Kate Middleton. Projekti përfshiu 30,000 fotografi, nga të cilatKate dhe katër gjyqtarë të tjerë zgjodhën 100 imazhe përfundimtare që do tëpublikohen në internet nga Galeria Kombëtare e Portreteve.

"Dukesha e Kembrixhit dhe unë ufrymëzuam për të parë se si fotografitë kanë kapur rezistencën e britanikëve nënjë kohë kaq të vështirë", tha mbretëresha në një letër drejtuar tëpërzgjedhurve.

Që nga fillimi i tij në maj, projektiftoi njerëz të të gjitha moshave nga e gjithë Britania të paraqisnin njëportret fotografik që kishin realizuar gjatë periudhës së bllokimit të COVID-19që filloi në  muajin Mars.

I përqendruar në tre tema kryesore:Ndihmësit dhe Heronjtë, Normalja juaj e Re dhe Aktet e Mirësisë, disa ngafotografitë do të shfaqen në qytete anembanë Britanisë.

Kate dhe anëtarët e tjerë të panelitvlerësuan imazhet mbi emocionet dhe përvojat që ato përcjellin, sesa cilësinë etyre apo ekspertizën teknike.