Përdhunuan 5 vjeçaren dhe më pas e dogjën, në Pakistan kanë shpërthyer protestat
Paksitani është tronditur nga dy ngjarje tepërtë rënda. Një vajzë pesë vjeçare nëPakistanin jugor është përdhunuar më pasështë goditur në kokë dhe në fund trupi i saj është djegur.
Pesë ditë më vonë, një grua ështësulmuar seksualisht në një autostradë para syve të fëmijëve të saj.
Këto dy ngjarje kanë nxitur protesa dhe një tërbimnë vend. Kritikët thonë se vendin e ka bllokuar një kulturë toksike për shkak tësulmeve seksuale dhe abuzimeve të fëmijëve.
Hashtagët e përdorur për të bërë thirrje përdrejtësi janë shpërndarë gjerësisht nëpër media sociale nga njerëz të zakonshëmdhe politikanë të opozitës.
Edhe anëtari i ekipit kombëtar të kriketit tëPaksitanit, Shan Masood ka reaguar i revoltuar ndaj këtyre ngjarjeve.
"Ne nuk mund ta humbasim rininë tonë nga veprime të tilla të neveritshme dhe çnjerëzore. Heshtja po kontribuon në këtë çështje. Ne duhet t'i ndëshkojmë këta frikacakë dhe të marrim masa "- shkroi Masood në Twitter.
Për gjatë gjithë këtyre viteve Pakistani kaqenë i rrënuar nga ngjarjet e shpeshta tëpërdhunimit dhe abuzimit të fëmijëve. Viktimat shpesh trajtohen si kriminelëose fajësohen për sulmet.
Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë thënëprej kohësh se zyrtarët e qeverisë janë të dështuar kur vjen puna mbi trajtimine këtij krimi.