Vajza 15 vjeçare zhduket në lumë, babai zemërthyer zhytet çdo mëngjes për ta kërkuar

Një video e publikuarsë fundmi në internet ka thyer zemrat e të gjithë atyre që e kanë parë.

Në pamje shihet njëbaba i cili nuk heq dorë së kërkuari vogëlushen e tij e cila në datën 1 shtatoru mbyt në lumin Adda në parkun Bartesaghi në Sondrio.

Ai çdo ditë shkon telumi,  zhytet dhe bërtet përmes shkëmbinjëvevajzën e tij Hafs-ën e cila ishte vetëm 15 vjeç.

Për  gazetën ditore Provinca e Sondrio babi zemërthyeri bëri thirrje të gjithëve ta ndihmojnë për të gjetur Hafsën.

"Nuk mund të ndalem së kërkuari. Po punoj shumë për ta gjetur dhe shpresoj se eshtë dikush me vullnet të mirë që dëshiron të më ndihmojë. Shumë njerëz kanë punuar për të rikthyer Hafsën time, ata kanë bërë një punë të mirë por nuk e gjetën dot"- shprehet ai.

Nga autoritetet lokale vajza është deklaruar ezhdukur për më shumë se dhjetë ditë.  

Tragjedia ndodhi gjate pasdites të 1 shtatorit ku adoleshentja u zhduk nga sytë e të afërmve të saj. Kërkimet po vazhdojne më ditë të tëra, mirëpo deri tani asnjë shenjë nga trupi i 15 vjeçares.