"Papritur u bë natë", shikoni stuhinë e frikshme që përshiu dy rrethe të Ankarasë
Një stuhi e frikshme pluhuriparalizoi jetën pasditen e sotme në dy rrethe të Ankarasë, Polatli dheHaymana.
Re të dendura pluhuri mbuluan qiellin rreth orës 15:00 , ndërsau raportua për 6 qytetarë të lënduar lehtë për shkak të objekteve që fluturoninnë ajër.
Më herët gjatë ditës Shërbimi shtetëror i meteorologjisë kishtelëshuar alarmin për reshje shiu dhe stuhi.
Kryetarii Bashkisë së Polatlisë Mürsel Yıldızkaya tha se një stuhi të tillë se kishteparë kurrë në 50 vjet.
"Nuk kam parë një gjë të tillë në Polatlı për 50 vjet.Ne i paralajmëruam qytetarët tanë që të rrinë në shtëpitë e tyre pasi mund tëvijë shi i madh.Gjithçka ndodhi papritur.U errësua sikur ishte natë".
Meterologët e lidhin gjithçka me thatësirën e gjatë në vend.
Shikoni FOTO të tjera nga stuhia