Frika nga hapja e kopshteve, studimi: Fëmijët e kalojnë lehtë por mund ta përhapin koronavirusin
Ka ende shumë paqartësi nëlidhje me rolin e fëmijëve në përhapjen e koronavirusit, kjo sepse shkollatdhe kopshtet kanë qenë të mbyllura prej kohësh.
Por tani me hapjen e tyre ka edhe raporte të reja. Ndër të fundit është një studim i botuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në të cilin studiuesit arritën në përfundimin se edhe fëmijët me simptoma të lehta ose madje asimptomatik mund të përhapin Covid-19 dhe ta sjellin atë në familje.
Pra ajo që thonë ekspertët eshëndetit është më se e vërtetë që fëmijët janë transmetues të virusit tek tëtjerët, por vetë ata nuk shfaqin simptoma të rënda.
Dymbëdhjetë fëmijë,përfshirë një 8 muajsh, u infektuan me Covid-19 në 3 kopshte në Salt LakeCounty midis prillit dhe korrikut dhe infektuan të paktën disa të tjerë prindër,vëllezër e motra.
Tre nga fëmijët e infektuarnuk kishin asnjë simptomë dhe njëri prej tyre infektoi nënën e cila u shtrua nëspital për shkak të agravimit të simptomave. Një foshnjë tetë muajshe infektoitë dy prindërit.
Shkalla e përhapjes, rreth25%, është në përputhje me studimet e përhapjes familjare që kanë përfshirëfëmijë dhe të rritur, dhe ky hulumtim tregon se nuk do të kishte asnjë ndryshimnë aftësinë përhapëse të koronavirusit midis fëmijëve dhe të rriturve.