OBSH: Gjatë muajve të ardhshëm Europa rrezikon të përballet me një rritje të numrit të viktimave nga Covid-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë është e shqetësuar përfaktin se e gjithë bota po përballet menjë rritje të numrit të të infektuarëve dhe viktimave nga koronavirusi.
Në një deklaratë të bërë drejtori i zyrës së OBSH-së përEuropën, Hans Kluge tha se situata gjatë muajit tetor dhe nëntor pritet të përkeqësohet.
"Situata do të përkeqësohet. Në muajin tetor dhe nëntorne do të përballemi me rritje tëmortalitetit"- tha ai.
Edhe pse kontinenti po përballet me me një rritje të numrittë rasteve, numri i vdekjeve ka mbetur relativisht i qëndrueshëm. Mirëpo, dukefilluar nga muaji tjetër ne presim një rritje të ndjeshme të vdekjeve.
Bëhet e ditur se 55 vendet anëtare të OBSH-së në Evropë dotë mbajnë një mbledhje online të hënën dhe të martën, për të diskutuar për sa ipërket situatës së menaxhimit të pandemisë së Covid-19.
Ai lëshoi një paralajmërim për ata që besojnë se zhvillimii një vaksine do t'i japë fund pandemisë.
“Disa mendojnë se vaksina do t’i japë fund pandemisë,sigurisht që jo. Ne nuk e dimë nëse vaksina do të funksionojë tek të gjithagrupet e popullatës”, theksoi Kluge