Nisin bisedimet për paqe midis Afganistanit dhe Talibanit

Qeveria afgane dhe militantët e Talibanit nisënpër herë të parë bisedimet ballë për ballë për paqen afatgjatë.

Kryetari i këshillit kombëtar për pajtim iAfganistanit, Abdullah Abdullah, dhe bashkë themeluesi i lëvizjesfundamentaliste të Talibanit, Mullah Abdul Gani Baradar, u takuan të shtunën nëkryeqytetin e Katarit për t'i dhënë zgjidhje politike gati dy dekadave luftëmes tyre.

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, sindërmjetësues i tryezës, e konsideroi takimin e fundjavës "historik"dhe kërkoi  nga të dyja palët tësakrifikojnë diçka që ai të ketë sukses.

"Mendojmë se ciklin e dhunës mes jushmund ta thyeni duke mbrojtur të drejtat e të gjithë afganëve. Këtë veprim nesigurisht jua kërkojmë por kapitulli tjetër i historisë së Afganistanit doshkruhet prej jush. Shpresojmë që ai të sjellë pajtim dhe progres, jo më lotdhe gjakderdhje."

Në bazë të marrëveshjes mes SHBA-së dheTalibanit, delegacionet kundërshtare ranë dakord në muajin shkurt që të punojnëpër arritjen e armëpushimit.

Qeveria afgane e quajtur edhe një qeverikukull nga Talibani, ka kërkuar ruajtjen e formatit të republikës për vendin,ku respektohen liritë e grave dhe pakicat, ndërsa fundamentalistët synojnëkrijimin e një emirati islamik.

"Lutemi që Zoti i madh të bekojë dhendihmojë negociatat për paqe mes republikës islamike të Afganistanit dhe lëvizjessë Talibanit sepse kjo është dëshira e popullit tonë. Kërkoj dhe shpresoj që tëdyja palët për të arritur në këtë qëllim të rëndësishëm t'i kushtojnë vëmendjedispozitave të shenjta të Islamit, në interes të të gjithëve, e jo vetëmdisave."

Përpos çështjeve të brendshme, në marrëveshjenmes qeverisë afgane dhe Talibanit parashikohet edhe tërheqja e mijëra trupaveamerikane.

Talibani u largua me dhunë nga pushteti nëvitin 2011 kur Uashingtoni nisi ofensivën ushtarake si pasojë e sulmeveterroriste të 11 shtatorit.

Që atëherë, mbi 2 mijë ushtarë amerikanë kanërënë në luftë ndërsa më shumë se 100 mijë ushtarë e civilë afganë e talibanëkanë mbetur viktima prej konfliktit për mbajtjen e pushtetit.

Bashkimi Europian dhe NATO e përshëndetën tështunën uljen e palëve për bisedime.