Shoku i Kobe bëhet baba, i vendos të bijës emrin e rëndësishëm për familjen Bryant

Pau Gasol dhe gruaja e tij Catherine janë bërë prindër sëfundmi të një vogëlusheje të cilën vendosën ta quajn Gianna si vajza  e ish-shokut të skuadrës së Lakers, KobeBryant.

Bryant, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona tëtjerë humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter më 26 janar.

 Nëpërmjet një postimi në Twitter, Gasol bëri të ditur lajmin e bukur se ishte bërë baba.

"Vogëlushja jonë më në fund ka mbërritur !! Lindjashkoi vërtet mirë dhe nuk mund të ishim më të lumtur !! Elisabet Gianna Gaso njëemër shumë kuptimplotë për vajzën tonë të bukur!!  #girldad"-shkruan Gasol krah fotove familjare.

Menjëherë bashëkshortja e Kobe Bryant, Vannesa ka komentuarduke e uruar Paulin dhe bashëkshorten e tij.

"Ju dua të 3!!! Urime"

Si Catherin ashtu dhe Gasol në postimin e tyre përfshinëhashtagun #GirdDad.

Ky hashtak u bë në mënyrë që baballarët në të gjithë globin të nderojnë Bryant dhe të jenë të lumtur për marrëdhëniet me vajzat e tyre.