Fakt i kryer/ 37.482 të infektuar, Izraeli i pari vend në botë që karantinohet për herë të dytë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shënuarrekord ditor të rasteve të reja me koronavirus, 307 mijë të tilla ditën e dielë.India, SHBA-ja dhe Brazili janë tri shtetet që raportojnë më shumë të infektuartë rinj çdo ditë, por trendi vërehet në çdo kontinent.

Sëmundja e Covid-19ka prekur rreth 308 mijë persona të tjerë në botë, duke shënuar rekordin më tëri ditor që prej fillimit të pandemisë.

Organizata Botëroree Shëndetësisë njoftoi se numri i viktimave nga koronavirusi gjithashtu u rritme 5,500 duke e çuar mbi 917 mijë totalin e jetëve të humbura në këta 9 muaj.

Nga 28 milionë tëinfektuar që janë konfirmuar deri tani, në fundjavë India me 94 mijë raste,SHBA-ja me 45 mijë dhe Brazili me 43 mijë raste, ishin tri shtetet qëkontribuan më së shumti në zgjerimin e bilancit të të prekurve në botë.

India me 1,3 miliardë banorët e saj renditetaktualisht e dyta pas Shteteve të Bashkuara me një total prej 4,7 milionërastesh, bilanc ky i dyfishuar gjatë muajit gusht.

Autoritetet thonë se situata me pandeminë ështëpërkeqësuar, dhe ajo që po vihet re me rastet pozitive është se shumica e tyrepo shfaqin simptoma, çka ka mbingarkuar spitalet.

"Populli në përgjithësi e ka marrë me tëlehtë situatën, nuk respektojnë më masat e distancimit social në tregje e kudo.Qeveria thotë se numrat po dyfishohen në gati 100 mijë raste përdite vetëm prejkësaj."

Rekorde të reja ditore po regjistrohen edhe nëEuropë ku është shtuar frika e rikthimit të virusit.

Masa lokal të izolimit po aplikohen në rajonetmë të prekura dhe banorëve po u bëhet thirrje të mbajnë maskat në fytyrë dhe tërespektojnë rregullin e largësisë nga njëri-tjetri.

Vendet si Peruja, Izraeli, Koreja e Jugut dheAustralia po ashtu raportojnë një përhapje të infeksionit.

Në Izrael, madje, qeveria duke nisur nga epremtja do të zbatojë për herë të dytë masat e gjendjes së jashtëzakonshme përtri javë me radhë teksa rriten gjithnjë e më tepër bartësit e Covid-19.

Lajmin e dha në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kryeministriBenjamin Netanyahu, i cili njoftoi se kësaj here mbyllja e qytetarëve do tëzgjasë tre javë, duke iu referuar edhe një feste kombëtare.

Nuk do të bëjmë pushimet që jemi mësuar. Praktikisht nukdo të jemi në gjendje të festojmë me të afërmit tanë”, mësohet tëketë thënë në deklaratën e tij kryeministri izraelit.

Aktualisht Izraeli ka pësuar një rritje të frikshme të rastevetë të infektuarve me koronavirus, ku numëron 37.482 raste.

Ndërkohë ditën e djeshme një ministër i kabinetit Izraelit sëfundmi ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste  kundër planeve përrivensosjen e izolimit për herë të dytë.