Zjarret shkatërrimtare në SHBA si pasojë e krizës klimatike
Dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur dhe tëpaktën 24 të tjerë kanë humbur jetën nga zjarret masive që po djegin perëndimine Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mëngjesi për banorët e shtetit të Oregonit sollime vete re të trasha tymi të dëmshme për shëndetin e njeriut që rivizatuan nëngjyrë portokalli peisazhet e Portlendit.
Qindra zjarrfikës po luftojnë për të shuar dyvatra zjarri të cilat rrezikojnë të takojnë njëra-tjetrën në pjesën më tëpopulluar të vendit, ndërsa gjysmë milion banorë janë njoftuar të largohen.
Temperaturat e larta dhe 100 vatra tejetaktive po shkrumbojnë sipërfaqe të përmasave historike edhe në shtetet eUashingtonit dhe Kalifornisë.
Sipas guvernatorit kalifornian, Gevin Njusom, situataështë pasojë e krizës klimatike që po kalon bota.
"Thjesht ejani në shtetin e Kalifornisëdhe shiheni me sytë tuaj. Debati për ndryshimet klimatike ka marrë fund, madjeas nuk duhet shtruar më si temë. Thatësirë ekstreme, lumenj atmosferikë ekstremë,nxehtësi ekstreme, të mos harrojmë se këto javë kemi pasur edhe gushtin më tënxehtë në histori, 14 mijë vetëtima për tri ditë dhe temperatura rekord mbi 56gradë Celsius."
Që prej muajit gusht, në Kaliforni zjarret kanëdjegur një sipërfaqe prej 900 mijë hektarësh tokë dhe pyje, rreth 250 mijë nëUashington dhe 365 mijë hektarë në Oregon.
Mijëra godina janë shkatërruar ndërsa vetëmgjatë dy ditëve të fundit, 10 persona u gjetën pa shenja jete brenda banesaveapo automjeteve të tyre teksa tentonin të largoheshin.
Shkaqet e zjarreve deri tani raportohet se janëkryesisht natyrore, dhe autoritetet me përfshirjen edhe të FBI-së kanë hedhurposhtë thashethemet e nxitura nga rrjetet sociale se ato po provokohen në mënyrëtë koordinuar nga ekstremistë të krahëve të ndryshëm politikë.
Për shkak të shpyllëzimeve në masë të gjerë,autoritetet kanë paralajmëruar rreziqet e rrëshqitjeve të dheut në zonat eprekura teksa afron stina e dimrit dhe shirat që e shoqërojnë.