Kume: Kuota gjinore mund të ruhej dhe me lista të hapura 100 %

Dita e nesërme (14 shtator) dotë ulë në tryezën e Këshillit Politik palët për të vijuar punën mbi çështjet elëna pezull siç janë listat 100 përqind dhe implementimi në kodin zgjedhor tëndryshimeve kushtetuese.

Për ekspertine çështjeve zgjedhore Kristaq Kume, thotë se kërkesa e qytetarëve është lista ehapur që të kenë mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve të preferuar.

Në një intervistë për RTVOra ai thotë se skema aktuale me 2 të tretat mund të rezultojë si një truk përzgjedhësit.

Kume:Kërkesa e qytetarëve ka qenë që listat tëjenë të hapura dhe me këtë kanë nënkuptuar mundësi të palimituara për ta për tëshprehur me votë se cilin nga kandidatët ata dëshirojnë që t'i shohin të ulur nëkuvendin e Shqipërisë. Në Kushtetutë është përcaktuar pragu minimal që do tëthotë se partitë politike tashmë mundet ose të hapin 100 përqind të listës osetë përcaktojnë dyshemenë që përcakton kushtetuta. Një zgjidhje e tillë nukishte ajo që pritej dhe mund të rezultojë si një truk dhe jo si një plotësim izgjedhësve shqiptarë për sa kohë që partitë politike që do të garojnë nëzgjedhje do të respektojnë kushtin që është vendosur në kushtetutë dhe nuk do tëkenë vullnet për më tepër se aq sa kërkon kushtetuta, në Kuvendin e Shqipërisëne mund të kemi vetëm 22 deputetë që të jenë si rezultat i votës së parapëlqyesetë zgjedhësve.

Ndërkohë që për ruajtjen ekuotave gjinore, Kume thotë se mund të hartohej një mekanizëm i tillë nga palëtpolitike në të njëjtën kohë me hapjen 100 përqind të listave.

Por sipas Kumes, kjo nuk ështëparë si një rrugëzgjidhje nga liderët e partive politike.

Kume: Për mendimin tim ka rrugë të tjera të thjeshta që e mundësojnë këtë gjë. Të kishin mundësi zgjedhësit që të zgjidhnin këtë donin, pra lista 100 përqind dhe në të njëjtën kohë që të ndërtohej një mekanizëm për të bërë të mundur respektimin e barazisë gjinore. Nuk është se nuk kishte rrugë të tjera por është gjetur më e mirë se lidershipi i partive politike të kenë në dorën e tyre një pjesë të listës.

Një rol të rëndësishëm nëreformën zgjedhore kanë pasur dhe ndërkombëtarët por Kume thotë se duhet të ketëvullnet politik nga vetë partitë.

Krahas saj, ai thotë se njëelement akoma më i rëndësishëm është një mekanizmi detyrues që t'i bëjë partitëtë kalojnë në sitë kandidatët e tyre.

Kume:Hapja e listave është një mekanizëm synontë zvogëlojë fenomenin e vjedhjes së votave. Duhet të bëhen ndryshime në partitëpolitike por ndryshime të forta në mënyrën se si ata duhet të veprojnë nëhartimin e listës së zgjedhësve. Bashkë me të duhet dhe presioni nga qytetarëtdhe ndërkombëtarët. Nuk do presim që me hapje 2 të 3 të listave të çojë në përmirësimine kualitetit të deputetëve të nesërm. Çdo tentativë për të realizuar këtë qëthamë është e mirëpritur. E gjitha kjo mund të bëhet me vullneti politik tëpartive. Por krahas këtij vullneti ne duhet të hartojmë dhe mekanizma detyruesqë të arrijmë në hartimin e listave me sa më pak anëtarë me probleme. Është enevojshme që të trajtohet në ligjin zgjedhor.

Ish kreu i KQZ renditi dhe 4pika sipas rëndësisë së tyre për tu implementuar në kodin e ri zgjedhor.

Kume:Duhet të bëhen ndryshime në kodinzgjedhor për të mundësuar zbatimin e dispozitës kushtetuese që i jep mundësi zgjedhësveqë të ushtrojnë votën përpara pëlquesit të tyre. Dhe e dyta ndryshimikushtetues sipas të cilit tashmë në zgjedhje partitë politike nuk mund tëgarojnë me koalicione ku çdo anëtar i koalicionit të ketë listë kandidatësh tëtij. Ka dy ndryshime të tjera në kushtetutë që mund të pasqyrohen nëse palëtpolitike bien dakord. I pari është ai që ka të bëjë me pragun zgjedhor dhe idyti është ndryshimi që mund të bëhet në legjislacionin tonë zgjedhor sa itakon ndarjes së Shqipërisë në zona zgjedhore. Sipas vlerësimit tim dy të paratjanë të domosdoshme për tu bërë ndërsa të dytat edhe mund të mos të bëhen.

Intervista në studio me gazetarin Xhoi Malësia, përgatiti online Endi Mullaj