Kthesa e rrezikshme në rrugën nacionale Burrel–Skuraj
Kjo kthesë në rrugën nacionale Burrel–Skuraj në fshatinKokërdhok të Bashkisë së Matit është kthyer në një rrezik të madh përdrejtuesit e mjeteve.
Ura është ndërtuar vetëm një vit më parë, por pa u menduarrreziku i rrëshkitjes së mjeteve në rastet e reshjeve të shiut. Regjistrohen tëpaktën 10 aksidente në harkun kohor të një muaji. Fatmirësisht deri më tani paviktima në njerëz.
"Është dhe i rrëshqitshëm, është kthesë jo e mirë. Duhet të jetë më e gjerë. Sa herë ka ndonjë pikë shi këtu përfundojnë makinat poshtë"- tregon qytetari.
Pavarësisht kthimit në një pikë të zezë, dhe dëmeve të shkaktuara ende nuk është marrë masë.
Drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrjen urgjente për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme. "Firma e ka në dorë. Dueht ndonjë vertikalizim ndonjë gjë"- shton ai.
Në aksin rrugor Burrel – Skuraj, çedimi i karrexhatës, gropat dhe mungesa e sinjalitikës janë kthyer në shqetësim për drejtuesit e automjeteve.