Droga në makinën e bashkisë Roskovec, Gjata: Rama punësoi mbesën e prokurorit që mbylli dosjen
Partia Demokratike thotë se nën qeverisjen e Edi Ramës, nuk ka drejtësi.
Sekretari i Përgjithshëm i partisë më të madhe opozitare Çlirim Gjata,shkruan në Facebook se dosja e nipit të kryebashkiakes së Roskovecit i cili ukap me drogë, është mbyllur nga prokurori Ndriçim Sina.
Gjata shprehet se pas mbylljes së dosjes, Rama ka punësuar mbesën eprokurorit si drejtoreshë shkolle.
Për Gjatën, drejtësia pa forcë është jofunksionale dhe forca pa drejtësiështë tirani.
Postimi i Gjatës në Facebook
Banka e favoreve të Rilindjes së Ramës për dosjet e mbyllura.
Rilindja e Ramës është një sistem që ngrihet mbi bankën e favoreve për çdo dosje të mbyllur në sistemin e drejtësisë. Një dosje e mbyllur nënkupton një histori të mbyllur që nuk ka as gjykim dhe as të dënuar. Si çdo gjë në jetë edhe dosjet e mbyllura kanë faturën përkatëse e cila paguhet nga banka e favoreve të Rilindjes në Shqipëri. Një tip burse në tregun qeveritar, më jep të jap.
Ekzistencën e bankës së favoreve e shpjegon më së miri emërimi në pozicionin e drejtoreshës në shkollën “ Alush Grepca” të zonjës Enduela Sina.
Por kush është Anduela Sina dhe ç’dosje e mbyllur provokoi emërimin e saj?
Majlinda Bufi është kryetare e bashkisë në Roskovec. Arbër Bufi, nipi i saj, por njëkohësisht edhe shoferi i saj, u kap disa ditë më parë me drogë në makinën që përdorej zyrtarisht për të kryer detyrën e tij, si shofer pranë bashkisë.
Pika fillestare e fajit që vihet re në këtë histori është nepotizmi, pra punësimi i të afërmve në poste shtetërore.
Megjithatë, të flasësh apo të gjykosh nepotizmin në këtë rast është një luks i tepruar, pasi kemi të bëjmë në vetë të parë me një sistem trafikantësh që orienton sistemin e drejtësisë në këtë vend.
Pasi shoferi dhe nipi i Majlinda Bufit, kapet me drogë pra, dosja e tij dorëzohet në Prokurori.
Prokurori Ndriçim Sina e mbyll dosjen dhe pas mbylljes së dosjes mbesa etij, Enduela Sina emërohet drejtoreshë shkolle.
Këmbimi valutor i një dosjeje të mbyllur duket se është një pozicion drejtues në rastin konkret. Bursa e Wall Street do ja kishte zili Ramistëve tanë rilindas.
Kryeministri nuk ka ndërmarrë asnjë hap për pezullimin e Kryetares së Bashkisë në Roskovec.
Trafiku i drogës është refreni i qeverisjes dhe shtylla kryesore e këtij të fundit. Po drejtësia ku është?? Ose më mirë të themi reforma në drejtësi ku ndodhet? – pyet morali në mërgim.
Drejtësia pa forcë është jofunksionale dhe forca pa drejtësi është tirani.
Lexo edhe: Nipi i kryebashkiakes socialiste Majlinda Bufi kapet me drogë në makinën e bashkisë