Qytetari nga Mamurrasi: Tërmeti më la pa shtëpi, nusja e djalit shtatzënë jeton në çadër

Mamurrasi ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.9 muaj pas tërmetit, banorët e mbetur pa shtëpi të kësaj zone, ende nuk kanëmarrë një datë për fillimin e punimeve për banesat e reja.

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi takoi Ali Ukën, banor i zonës, i cili prej 9muajsh fle në çadër së bashku me familjen e tij. Ai tha se nuk ka asnjëpërgjigje nga autoritetet për fatin e shtëpisë së tij dhe se nuk ka marrë asnjëbonus financiar për rindërtimin e saj. Nga pamundësia për të jetuar në njëçadër të thjeshtë, ai e ka përforcuar atë me materiale nga shtëpia e shembur.

Jetesa në këtë banesë të improvizuar bëhet akoma më e vështirë për nusene djalit të tij që është shtatzënë.

Ndihmat nga shteti kanë qenë pothuajse zero, teksa vetëm Kryqi i Kuq ika ofruar familjes së tij bonus për përballimin e shpenzimeve.

Ali Uka: ''Unë jam Ali Idriz Uka, nga fshati Fushë-Mamurras i rrethit Kurbin. Kemi ndenjur në çadër mbrapa, ngaqë shtëpia e vjetër gjithnjë e duke u shembur, mora materialet dhe bëra shtyllat dhe mora llamarinat e vjetra, vura tjegullat, çatinë, edhe çuni me nusen atje dhe unë me gruan time këtu. Na ka ndihmuar Kryqi i Kuq. Na ka dhënë tre radhë nga 408 mijë lekë.''

Belind Këlliçi: ''Po qeveria që e ka për detyrë? Qeveria vetë ka dhënë gjë?''

Ali Uka: ''Asnjë lekë s’kam parë nga qeveria! Po mua me më pas dhënë lekë, unë kisha hyrë tek shtëpia ime 5-6 muaj isha në shtëpi të re. Nusen e djalit e kam shtatzënë.''

Belind Këlliçi: ''Në çadër, jeton në çadër më duket?''

Ali Uka: ''Në çadër, dhe sa më shpejt me më dhanë që të bëj shtëpinë, ose te bien e ta bëjnë, të bien materialet, ustallarët e ça do shtëpia. Tashti dimri dhe erdh. Unë s’di sesi do ta pres këtë dimër, me thanë që do ta pres me dur hapt, s’mun e thom. Shtëpia do të ishte bo e jo vetëm mu po komplet si fshat. Po të ishin nda lekët ishte bo shpia. Gjithsekush do e kishte ......shtëpinë e vet.''

Belind Këlliçi: Ke të drejtë!

Ali Uka: ''Kohë e gjatë, nëntë muaj!''

https://youtu.be/Y7dY8MwUbZ0