Nesër nis viti i ri shkollor, ja rregullat që duhet të ndjekin nxënësit
Pavarësisht shifrave të larta të infektimeve dhe viktimave të shkaktuara nga Covid-19, ditën e nesërme, 14 shtator pritet që procesi mësimor të rifillojë për të gjithë nxënësit në territorin e Shqipërisë.
Në masa striktesigurie, nxënësit do të kthehen në bankat e shkollës pas një periudhe të gjatëshkëputjeje.
Kësaj here nxënësit dotë përballen me një "normalitet të ri" ashtu si dhe vetë Ministria eArsimit, Besa Shahini e thotë në postimin e saj në "Facebook" vetëmpak orë më parë.
Ministria gjithashtu ka theksuar më parë faktin se askush nuk do të lejohet në ambientet e shkollës pa vendosur maskën. Të gjithë do duhet të ruajnë distancimin social dhe të respektojnë masat anticovid.
"Pas një kohe të gjatë larg shoqeve dhe shokëve të klasës, nxënësit tanë do të ritakohen nesër në bankat e shkollës.
Kësaj here me një "normalitet të ri", duke mbajtur maskën, ruajtur distancën dhe respektuar rregullat anti-COVID në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve dhe të sigurohet një proces i mbarë shkollor"- shkruan ajo.
Të gjithë do të duhet të jenë pajisur me maska dhe do të duhet të ruajnë një distancë prej 2 metra. Më pas nxënësit dotë duhet të ndjekin vijëzimet në ambientet e oborrit të shkollës për t'u drejtuar në ambientet e brendshme.
Më pas para se të futennë klasë ata do të duhet të ndalojnë nënjë kënd të posaçëm ku do i presë infermieri përtë bërë matjen e tyre të temperaturës dhe dezinfektimin paraprak.
Pas këtij procesi ata do të bëjnë dhedezinfektimin e kepucëve në vendin përkatës i cili do të jetë i vendosur paraderës të shkollës.
Në momentin që do të futen në klasë nxënësit dotë jenë të vendosur në radhë duke ruajtur distancën por do të kenë të njëjtënbankë që nga dita e parë deri në ditën e fundit të shkollës.
Nëse nxënësit i duhet të lëvizë jashtë klasës përnevojat e tij personale dikush do jetë duke e pritur jashtë klasës për tashoqeruar.
Atyre nuk do u lejohet të qëndrojnë apo lëvizinnë korridore, përveç momentit kur hyjnë në klasë dhe kur dalin pasi përfundon mësimi.
Gjithashtu duke filluar nga dita e nesërme të gjithë nxënësit do të duhet të kenë me vete një formular ku do të jetë e deklaruar gjendja e tyre shëndetësore dhe e familjarëve e cila do të plotësohet nga prindërit.
E njëjta gjë do të jetë e vlefshme edhe për mësuesit. Ata do të duhet të jenë të pajisur me maska gjatë gjithë procesit mësimor.
Gjithashtu edhe Ministria e Shëndetësine dhe MbrojtjesSociale ka bërë një apel në lidhje merifillimin e vitit të ri shkollor. Të gjithainstitucionet arsimore duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masatanti-COVID19
"Me rinisjen e vitit te ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i drejtohet me një thirrje mësuesve, prindërve, nxënësve, të tregojnë kujdes me zbatimin me përpikëmri te masave që frenojnë përhapjen e covid19.
Ministria e Shëndetësisë apelon për respektimin e distancimit social, vendosjen e maskave ose barrierave mbrojtëse, larjen ose dezinfektimin e duarve, ajrosjen e ambienteve, matjen e temperaturës së nxënësve çdo ditë. Të gjitha institucionet arsimore që fillojnë ditën e nesërme mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2.
Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar"- shkruan Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
