Vlorë, vijon sezoni turistik, muaji shtator shpresë për bizneset
Tre muajt e verës ishin zhgënjyes për bizneset në bregdetin e Vlorës. Madje numri i pushuesve është më i shtuar në shtator.
Krahas tyre mbështetje për këtë sezon turistik janë edhe turistët e ardhur nga vendet e Europës lindores si Ukraina dhe Bjellorusia por risi për këtë vit janë turistët nga Serbia.
Vlora mbetet një destinacion i preferuar dhe ata nuk harrojnë të shprehin edhe konsideratat për mikpritjen që u ofrohet.
"Është hera e parë, më pëlqen deti. Njerzit janë shumë të sjellshëm dhe mikrpitës. Atmosfera është e mrekullueshme"- shprehet nëj pushuese nga Bjellorusia.
Çmimet i konsiderojnë të lira në krahasim me vendet nga vijnë ndërsa me siguri shprehen se do rikthehen.
"Është më e lirë se vendet e tjera të Europës, do kthehem sërish dhe do ua rekomandoj edhe miqve"- shton ajo.
Përfaqësuestë operatorëve turistik shprehen se në fundjavën e dytë të shtatorit janë tëprenotuar rreth 70 % e kapacitetit të dhomave. Parashikimet për një mot të qëndrueshëmshfaqin shpresë se sezoni turisitk do të jetë me rritme të kënaqshme deri nëfund të muajt shtator apo dhe në tetor.