Mbrojtje për 13-vjeçaren e abuzuar, flet nëna e vajzës: Të mos na afrohet më në familje

13 vjeçarja e abuzuar nga 46 vjeçari nëVërdovë të Pogradecit është marrë në mbrojtje pas zbulimit të rastit makabër

Burimet bëjnë me dije se pas sigurimittë provës nga gjykata vajza do të largohet në një vend tjetër më të sigurt  për të shmangur çdo lloj kërcënimi që mundt’i bëhet.

Ajo çfarë ndodhte në banesën e 46 vjeçarit Blerim Bizgjoni bëhet më e rëndë. Një tjetër vajzë është identifikuar nga policia si viktimë e abuzuar prej tij.

Burimet thanë se ka qenë bashkëshortja e46 vjeçarit ajo që i ka kërkuar prindërve ta marrin atë vajzë pasi po jushkatërronte familjen.

Vetë 13 vjeçarja ka dëshmuar se vajzaishte larguar në momentin që ajo kishte shkuar në banesën e 46 vjeçarit.

Një ditë pas zbulimit të ngjarjes që e kishte zanafillën dy vite më parë, nëna e të miturës thotë se vajzën ja kishin lënë në mirëbesim Blerim Bizgjonit dhe nuk e kishin menduar kurrë se ai do të abuzonte me të.

"Mostë më afrohet më në familje. Ajo familja është e shkatërruar, unë i dija për tëbesuar".

Ajo thotë se vajza I kishte kërkuarndihmë vetëm të shtunën, kur edhe është denoncuar ngjarja

"Muanuk më tregonte asgjë. Mori policinë në telefon dhe u thoshte që ishte shumë eshqetësuar dhe kërkonte ndihmë".

Familja e 13 vjeçares jeton vetëm me 55mijë lekë të vjetra asistencë që nuk del për të ushqyer 5 anëtarët e saj.

Ata jetonin në fshatin Çezmë të Mokrësnga ku më pas një fondacion iu bleu shtëpinë në fshatin Vërdovë para dy vitesh.

Dhe prej asaj dite 13 vjeçarja shkoi tëjetonte tek shtëpia e shoqes së saj pa e ditur se babai i saj Blerim Bizgjonido ta shfrytëzonte seksualisht.