Shkolla të bën të lirë (Edhe njëherë për ty që nxë)

E Diela jote e fundit e pushimeve të verës. Këtë javë do t’ikthehesh shkollës. Lum ti! Ta them sinqerisht, edhe unë do doja të ishasërish në shkollë! Shumë hapa do t’i hidhja ndryshe, ndaj dua të flas mety që je ende në kohë.

Së pari të them që shkolla nuk të bën të ditur; shumë po shumëdije do t’i marrësh vetë, me sprova e lexime e punë, pasi ta kesh mbaruarshkollën. Shkolla është një lloj shigjete e Kupidit, një rreng i bukur,më i bukuri i rrengjeve që ti të mbetesh përherë i varur nga dija, që titë duash të dish derisa të rrosh. Këtë rreng e kanë në dorë mësuesitpo e ke edhe ti vetë. Mos lejo askënd të shuajë pikëpyetjet e tua! Mos ulodh e mos u mërzit nga tekste që mund mos të të joshin, as nga provime tëhartuara mërzitshëm! Gërmo te ato që të pëlqejnë, gërmo shumë! Lexoç’të mundesh për ato që të pëlqejnë. Lexo pa paragjykim, s’ka rëndësinë janë lexime shkollore, në janë libra apo informacione interneti, s’kafare rëndësi – vetëm lexo, gërmo, pyet, mendo dhe fol! Pyet dhe mendo!

Sonte në darkë, para se të gdhijë fillimviti i ri shkollor, pyeteveten se cili a cila don të jesh në jetë. Jo çfarë don të bëhesh, këtënuk e ke ende të qartë, po cili don të jesh, çfarë njeriu don të jesh!Pyete veten sonte në darkë dhe pyete çdo darkë! Njoh plot njerëzmoshatarë me mua (pra shumë më të mëdhenj se ty) që këtë pyetje nuk jakanë bërë ende vetes, ma beso! Dhe tash ata kanë hyrë në t’atillë ritëmjete që s’kanë më as kohë e as dëshirë për një pyetje-përgjigje tëkëtij lloji. Pyete veten – përgjigjen e ke te shkolla!

Shkolla të bën të lirë, ta dish! Një njeri i shkolluar mirë nukështë një njeri dosido; një njeri i shkolluar mirë është një njeri ilirë. I LIRË dhe me shtyllë të plotë kurrizore për t’i qëndruar mandejkurtheve të jetës nga të cilat po të përmend veç dy më të zorshmet:servilizmin e mendjes dhe korrupsionin e shpirtit. Pyete veten çdo natë a dontë mbrohesh nga këto dy kurthe. E nëse vetja të thotë po, atëherëshkollohu mirë, studio fort dhe do gjesh mbrojtjen!

Mbaji fort shokët e klasës, sidoqofshin mbaji fort! Mos u tut t’indihmosh kur kanë nevojë, edhe në iu dashtë ndonjë kopjim a tregim ivockël në provimet e kapitullit! Në fazën e formimit të karakterit ku tije ka më shumë vlerë solidariteti sesa dija, ma beso!

Pyet për atë që s’di dhe thuaje atë që di, ashtu si ta dish, papatur hall në ta aprovon apo jo zysha. Thuaje siç e mendon; ca vite më vonëpër ty do ketë më shumë rëndësi si të gjykon vetja sesa si të kagjykuar zysha. Dëgjo dhe pyet, mos u kurse, mos ki frikë si dukesh! Druaj sije jo si dukesh!

Tash po të lë të qetë të shijosh të djelën tënde të mbrame tëpushimeve se më duket të shkrova gjatë. Por kam merak për ty dhe madje tëkam zili! Të qoftë vit i mbarë e i vlertë. Koha shkollore nuk kthehet pas.Jetoje me mend e me dinjitet.

Me gishta kryqëzuar për ty shkollar, cilido qofsh ti!

Ledi